Neymari emocionon Messin para lamtumirës: Ishte nder të shkruaja historinë së bashku me ty

Neymari emocionon Messin para lamtumirës: Ishte nder të shkruaja historinë së bashku me ty
Neymari i ka kushtuar një mesazh emocionues Lionel Messit vetëm pak orë para ndeshjes së tij të fundit me Kombëtaren e Argjentinës, në miqësoren ndaj Beninit. Ylli brazilian, përmes një postimi në Instagram, ka falënderuar Messin për gjithçka që ka bërë për futbollin dhe ka kujtuar edhe historinë që kanë shkruar së bashku. “Kushdo që […]

Neymari i ka kushtuar një mesazh emocionues Lionel Messit vetëm pak orë para ndeshjes së tij të fundit me Kombëtaren e Argjentinës, në miqësoren ndaj Beninit.

Ylli brazilian, përmes një postimi në Instagram, ka falënderuar Messin për gjithçka që ka bërë për futbollin dhe ka kujtuar edhe historinë që kanë shkruar së bashku.

“Kushdo që e do futbollin e ka shijuar lojën tënde gjatë gjithë këtyre viteve”.

“Sot është ndeshja jote e fundit me fanellën e Kombëtares, të vendit tënd, dhe shpresoj që ta shijosh çdo sekondë të saj dhe që të gjitha nderimet që do të bëhen sot të të bëjnë të lumtur”.

“Nuk është vetëm Argjentina ajo që të falënderon, por e gjithë bota të falënderon për gjithçka që ke bërë për futbollin. Faleminderit që më bëre ta dua edhe më shumë futbollin”.

“Ishte nder të luaja kundër teje, por edhe më shumë nder të shkruaja historinë së bashku me ty. Faleminderit, Leo Messi”, shkroi Neymari.

Messi dhe Neymari ishin bashkëlojtarë te Barcelona nga viti 2013 deri në 2017, ku së bashku me Luis Suarezin formuan një prej tresheve më të famshme sulmuese në historinë e futbollit.

Përveçse bashkëlojtarë në klub, ata ishin kundërshtarë sa herë që përballeshin Argjentina dhe Brazili, përfshirë edhe finalen e Kupës së Amerikës në vitin 2021.

Neymari u largua nga Barcelona për Paris Saint-Germainin në vitin 2017, ndërsa Messi u largua nga katalunasit në vitin 2021./Telegrafi/

Lexo edhe

Haradinaj pas konferencës së Kurtit: VV-ja e ka ish-shefin e GP në burg, e pandershme mosvotimi i ligjit

Haradinaj pas konferencës së Kurtit: VV-ja e ka ish-shefin e GP në burg, e pandershme mosvotimi i ligjit

Hamza: S’mund të kemi president pa marrëveshje politike

Hamza: S’mund të kemi president pa marrëveshje politike

Aktori i njohur amerikan rrëfen për luftën në Kosovë, ja çfarë detaje tregon

Aktori i njohur amerikan rrëfen për luftën në Kosovë, ja çfarë detaje tregon