Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës ka nisur vizitat sistematike mjekësore në 47 shkolla të kryeqytetit, për rreth 9 mijë nxënës.

Lajmi është bërë i ditur nga Komuna e Prishtinës përmes një postimi në Facebook.
“Bashkë me ekipet e kujdesit parësor shëndetësor, po përcjellim gjendjen e nxënësve dhe po identifikojmë me kohë çdo shqetësim të mundshëm”, thuhet në njoftim./Klankosova.tv




