Në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova është diskutuar për zhvillimet e fundit në Big Brother VIP Kosova 5, ku vëmendje të veçantë mori edhe rrëfimi i Arlindës për orientimin e saj seksual.

Gazetarja Blerina Shoshi ka komentuar rrëfimin e banores, duke thënë se në fillim Arlinda e kishte pasur të vështirë ta pranonte këtë pjesë të vetes.
“…Në momentin që kjo vetë e ka zbuluar se i pëlqejnë femrat, në njëfarë forme e ka urryer atë pjesë, në njëfarë forme është ndier shumë keq dhe ka menduar që nuk është në rregull me të, derisa ka folur me persona të tjerë dhe e ka kuptuar që nuk është e vetmja dhe mund të ketë edhe të tjerë të tillë…”, tha ajo.
Ndërkohë, kujtojmë se mbrëmjen e kaluar, Arlinda u zgjodh e preferuara e publikut në Big Brother VIP Kosova 5.
Për më shumë:





