Një përleshje fizike është raportuar mbrëmjen e 10 tetorit në parkingun e restorantit “Anita” në Zubin Potok.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 22:50, Policia është njoftuar nga Shtëpia e Shëndetit në Zubin Potok se dy persona ishin përfshirë në një rrahje në parkingun e lokalit.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shoqëruar në stacion Petar Bozovic, në cilësinë e të dyshuarit, si dhe Ivan Kasalovic, në cilësinë e viktimës.
Kasalovic është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, ndërsa sipas mjekut kujdestar ka pasur shenja të sulmit.
Gjatë testimit për alkool, viktima ka rezultuar me 0.51‰, ndërsa i dyshuari me 1.06‰.
Pasi niveli i alkoolit është ulur, të dy palët janë intervistuar lidhur me rastin.
Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me udhëzim të të cilit është iniciuar procedura për “Lëndim të lehtë trupor”.
Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti mbetet nën hetim.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Rrahje në parkingun e restorantit “Anita” në Zubin Potok – të dy palët rezultojnë nën ndikim të alkoolit appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali




