Grupi Houthi ka paralajmëruar kompanitë ajrore, operatorët e transportit, punonjësit dhe udhëtarët që të shmangin aeroportet dhe hapësirën ajrore të Arabisë Saudite, duke pretenduar se ato mund të jenë objektiva të sulmeve të ardhshme.

Në një postim në rrjetin social X, zëdhënësi ushtarak i Huthëve, Yahya Saree, ka deklaruar se aeroportet saudite janë të ekspozuara ndaj sulmeve të mundshme.
“Aeroportet janë të ekspozuara ndaj sulmeve të mundshme dhe mund të kthehen në skenë operacionesh të forcave tona”, ka shkruar Saree.
Ai ka sqaruar se aeroportet e Mekës dhe Medinës përjashtohen nga kërcënimet për sulme, ndërsa ka paralajmëruar se Arabia Saudite do të mbajë përgjegjësi për pasojat e çdo përpjekjeje për të ndalur sulmet e tyre.
Zëdhënësi ka bërë të ditur se grupi do ta vazhdojë fushatën sipas parimit “aeroport për aeroport, bllokadë për bllokadë dhe përshkallëzim për përshkallëzim”, deri në arritjen e objektivave të shpallura.
Kërcënimi vjen në një kohë tensionesh të shtuara në rajon, ndërsa paralajmërimi i Huthëve ngre shqetësime për sigurinë e udhëtimeve ajrore dhe transportit në Arabinë Saudite.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Rebelët Houthi paralajmërojnë: Shmangni hapësirën ajrore të Arabisë Saudite, do të vazhdojmë sulmet appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali




