​Rizvanolli: Serbia nuk i liroi linjat energjetike, BE-ja u njoftua para vendimit të Qeverisë

​Rizvanolli: Serbia nuk i liroi linjat energjetike, BE-ja u njoftua para vendimit të Qeverisë

​Rizvanolli: Serbia nuk i liroi linjat energjetike, BE-ja u njoftua para vendimit të Qeverisë

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se vendimi për ndalimin e tregtimit të energjisë elektrike me kompanitë serbe është marrë pas përpjekjeve disavjeçare për zgjidhjen e çështjes së bllokimit të linjave energjetike nga Serbia.

Sponsor 3M Express

Gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, Rizvanolli tha se kjo çështje është ngritur që nga viti 2021, kur KOSTT kishte paraqitur ankesë zyrtare lidhur me moslirimin e linjave të transmetimit.

Ajo theksoi se në vitin 2025, Këshilli i Ministrave i Komunitetit të Energjisë kishte konstatuar shkeljen ligjore nga Serbia, duke i dhënë afat deri më 1 korrik 2026 për lirimin e linjave.

“Veprimet kanë filluar të ndërmerren dhe kjo çështje ka filluar të ngrihet që nga viti 2021. KOSTT-i zyrtarisht ka bërë një ankesë. Kronologjia e vendimmarrjes ka qenë e tillë që tek në vitin 2025 është miratuar nga Këshilli i Ministrave të komunitetit të energjisë një vendim, i cili ka konstatuar shkeljen ligjore të Serbisë në rastin e moslirimit të linjave. Vendimi i ka dhënë afat Serbisë deri më 1 korrik 2026 për të liruar linjat. Kjo nuk ka ndodhur. Me këtë rast, BE-ja ka propozuar një zgjidhje me ndërmjetësimin e tyre, ne i kemi dhënë edhe disa muaj kohë për të realizuar këtë zgjidhje. Pasi kjo nuk ka ndodhur ne kemi lajmëruar paraprakisht BE-në disa ditë më herët dhe kemi marrë këtë vendim”, tha Rizvanolli.

Ministrja shtoi se pavarësisht ndërmjetësimit të Bashkimit Evropian dhe kohës shtesë të dhënë për zgjidhjen e çështjes, Serbia nuk e ka përmbushur obligimin për lirimin e linjave./kp/

Lexo edhe

Rama i kundërpërgjigjet Qeverisë për Lojërat Mesdhetare: Po tentoni t’ia bartni Prishtinës fajin për dështimin

Rama i kundërpërgjigjet Qeverisë për Lojërat Mesdhetare: Po tentoni t’ia bartni Prishtinës fajin për dështimin

Prona në Kamenovë, në fokus të vizitës së AKP-së në Mal të Zi

Prona në Kamenovë, në fokus të vizitës së AKP-së në Mal të Zi

Kurti prezanton buxhetin 2027: 4.27 miliardë euro

Kurti prezanton buxhetin 2027: 4.27 miliardë euro