Reuten: Është turp dhe skandal që aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE ka mbetur në sirtar (VIDEO)

Eurodeputeti holandez Thijs Reuten e ka cilësuar si “turp dhe skandal” faktin që aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian ka mbetur pa u proceduar.

Sponsor 3M Express

Duke komentuar Raportin e Progresit për Kosovën, Reuten tha në “Info Magazine” në Klan Kosova se viti i kaluar ishte i vështirë për vendin, pasi një pjesë e madhe e kohës u shpenzua në procese politike dhe zgjedhje, njofton Klankosova.tv.

“Raporti i Progresit për Kosovën përshkruan një vit të vështirë, gjatë të cilit shumë kohë u shpenzua për formimin e qeverisë së re dhe zgjedhjet. Prandaj, në raport u theksua se përparimi ishte i kufizuar”, tha Reuten.

Ai theksoi se tani pret që Qeveria e re të përqendrohet në zbatimin e reformave.

Reuten kritikoi gjithashtu ngecjen e aplikimit të Kosovës për statusin e vendit kandidat në BE.

“Është turp dhe skandal që aplikimi i Kosovës për hyrje në BE ka mbetur në sirtar, pa asnjë arsye”, u shpreh ai.

Sipas eurodeputetit, nuk ka pengesa në traktatet e BE-së që do të ndalonin nisjen e procedurës për dërgimin e pyetësorit për Kosovën, edhe pse disa shtete anëtare ende nuk e njohin pavarësinë e saj, njofton Klankosova.tv.

Ai tha se do të vazhdojë të avokojë për këtë çështje, ndërsa kërkoi që Kosova të mos heqë dorë nga reformat, veçanërisht në drejtësi dhe sundimin e ligjit.

“Sa më shumë që Kosova të jetë e gatshme dhe sa më shumë reforma të bëjë, aq më shumë do të jetë në linjë me BE-në dhe aq më mirë do të jetë për qytetarët e saj”, theksoi Reuten.

Lexo edhe

Sekuestrohet një armë zjarri pas të shtënave në një aheng familjar në Shtime

Sekuestrohet një armë zjarri pas të shtënave në një aheng familjar në Shtime

Dyshime për spiunazh kinez, Kongresi amerikan kërkon sqarime nga drejtori i Nvidias

Dyshime për spiunazh kinez, Kongresi amerikan kërkon sqarime nga drejtori i Nvidias

Nga Kosova në Danimarkë, 23 zyrtarë korrektues angazhohen në tri burgje

Nga Kosova në Danimarkë, 23 zyrtarë korrektues angazhohen në tri burgje