Rënia e temperaturave shton rrezikun për infarkt dhe goditje në tru, këto janë shenjat që nuk duhen injoruar

Rënia e menjëhershme e temperaturave gjatë ditëve të ftohta mund të ndikojë drejtpërdrejt në shëndetin e zemrës dhe enëve të gjakut, duke rritur rrezikun për infarkt dhe goditje në tru.

Sponsor 3M Express

Në temperatura të ulëta, enët e gjakut ngushtohen, gjë që mund të shkaktojë rritje të tensionit arterial. Po ashtu, gjaku mund të bëhet më i prirur për formimin e mpiksjeve, duke shtuar rrezikun për komplikime kardiovaskulare.

Më të rrezikuar nga këto ndryshime janë personat që vuajnë nga sëmundjet e zemrës dhe tensioni i lartë i gjakut.

Edhe një rënie relativisht e vogël e temperaturave mund të ndikojë në shtimin e rasteve të infarktit. Ndërkohë, aktivitetet e rënda fizike në ambiente të ftohta, si pastrimi i borës apo sforcimet e tepërta, mund ta ngarkojnë edhe më shumë zemrën.

Shenjat paralajmëruese që kërkojnë vëmendje

Disa nga simptomat që mund të paralajmërojnë për një problem serioz shëndetësor janë:

Dhimbje ose shtrëngim në gjoks.

Dhimbje në krahë, shpatulla, shpinë, qafë ose nofull.

Vështirësi në frymëmarrje, djersë të ftohta, të përziera dhe marramendje.

Varje e njërës anë të fytyrës, dobësi e krahut dhe vështirësi në të folur.

Në rast të shfaqjes së këtyre simptomave, rekomandohet të kërkohet menjëherë ndihmë mjekësore përmes numrit emergjent 124, edhe nëse simptomat largohen.

Si të mbroheni gjatë ditëve të ftohta?

Për të zvogëluar rrezikun, rekomandohet veshja me rroba të ngrohta, shmangia e sforcimeve të tepërta fizike në temperatura të ulëta dhe kufizimi i konsumit të alkoolit.

Gjithashtu, personat që vuajnë nga tensioni i lartë duhet të konsultohen me mjekun para përdorimit të barnave kundër ftohjes, pasi disa prej tyre mund të ndikojnë në rritjen e tensionit arterial.

Kujdesi i shtuar gjatë dimrit është veçanërisht i rëndësishëm për personat me probleme kardiovaskulare.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Anthony Gordon shkëlqen në Champions, shpallet më i miri i javës

Anthony Gordon shkëlqen në Champions, shpallet më i miri i javës

Kimmich kritikon drejtuesit e Bayernit: Klubi nuk është më i rëndësishëm se një qenie njerëzore

Kimmich kritikon drejtuesit e Bayernit: Klubi nuk është më i rëndësishëm se një qenie njerëzore

Nuno Mendes i gatshëm të luajë në sulm pas lëndimeve të Doué dhe Kvaratskhelias

Nuno Mendes i gatshëm të luajë në sulm pas lëndimeve të Doué dhe Kvaratskhelias