Kurti përplaset me Rrahmanin: “Seksi, gjinia, orientimi seksual”, provo t’i mbash mendtë diku tjetër

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Eman Rrahmani, janë përfshirë në një debat në seancën e sotme të Kuvendit, ku temë diskutimi ishte edukimi seksual në shkolla.

Sponsor 3M Express

Gjatë përgjigjes ndaj Rrahmanit, Kurti iu referua të arriturave në arsim, të cilat tha se janë të përfshira në përmbledhjen e publikuar një ditë më parë. Megjithatë, ai komentoi edhe temat që, sipas tij, deputeti i PDK-së i rikthen vazhdimisht në diskutime.

“Edhe një herë, deputeti Rrahmani, të arriturat për arsim i gjeni në faqet 20 dhe 21 të kësaj përmbledhjeje, të cilën e kam publikuar dje. Këtu ka shumë gjëra, por unë po e kuptoj, edhe një herë po e ritheksoj që nuk e mirëkuptoj që ju e risillni edhe një variant tjetër të së njëjtës temë, gjithmonë seksi, gjinia, orientimi seksual. Provoni ndoshta t’i mbani mendtë diku tjetër, se mbase ndihmon”, ka thënë Kurti.

Ndërkaq, Rrahmani ka kritikuar vazhdimisht Qeverinë lidhur me çështjen e Kodit Civil dhe propozimet për martesat mes personave të së njëjtës gjini. Së fundmi, një tjetër temë diskutimi mes tyre ka qenë edhe çështja e sterilizimit të grave mbi moshën 18-vjeçare, ndaj së cilës deputeti Rrahmani është shprehur kundër.

Lexo edhe

Kurti: Qendra për dronë në Podujevë pritet të funksionalizohet në vitin 2027

Kurti: Qendra për dronë në Podujevë pritet të funksionalizohet në vitin 2027

Shiroka Pula merr pjesë në Samitin Brdo-Brijuni në Ohër

Shiroka Pula merr pjesë në Samitin Brdo-Brijuni në Ohër

Musliu-Shoshi tha se Pakistani është më mirë se Kosova në arsim, Kurti ia kthen: Është fuqi bërthamor

Musliu-Shoshi tha se Pakistani është më mirë se Kosova në arsim, Kurti ia kthen: Është fuqi bërthamor