Rekord i ri për Big Brother VIP Kosova 5, arrin dy miliardë shikime në vetëm 28 ditë

Rekord i ri për Big Brother VIP Kosova 5, arrin dy miliardë shikime në vetëm 28 ditë

Rekord i ri për Big Brother VIP Kosova 5, arrin dy miliardë shikime në vetëm 28 ditë

Edicioni i pestë i Big Brother VIP Kosova po vazhdon të shënojë rezultate të jashtëzakonshme, duke dëshmuar edhe një herë interesimin e madh të publikut për këtë format televiziv.

Sponsor 3M Express

Vetëm 28 ditë pas nisjes së spektaklit, BBVK 5 ka arritur shifrën mbresëlënëse prej dy miliardë shikimesh në platformat sociale.

Ky sukses tregon se përmbajtja e krijuar brenda shtëpisë po tërheq vëmendje të madhe edhe jashtë ekranit televiziv, derisa momentet dhe debatet mes banorëve po shpërndahen gjerësisht në rrjetet sociale.

– YouTube www.youtube.com

Spektakli është kthyer në një nga temat më të përfolura, duke nxitur reagime dhe diskutime të shumta nga ndjekësit.

Shifra e arritur në një periudhë kaq të shkurtër e vendos edicionin e sivjetmë në qendër të vëmendjes dhe dëshmon se interesi për Big Brother VIP Kosova vazhdon të jetë shumë i lartë.

Kështu bëhet e ditur në një njoftim të Klan Kosovës, i cili është njëkohësisht edhe produkt i këtij televizioni.

Me këtë rezultat, BBVK 5 po shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugëtimin e tij, edhe pse pritet të shihet se çfarë rekordesh të tjera do të arrijë në vazhdim. /Telegrafi/

Lexo edhe

Shqipëria në sytë e botës, protesta merr vëmendjen e mediave

Shqipëria në sytë e botës, protesta merr vëmendjen e mediave

Mbyllen vendvotimet në Spanjë, zgjedhjet mund t’i japin fund tetë viteve të qeverisjes socialiste

Mbyllen vendvotimet në Spanjë, zgjedhjet mund t’i japin fund tetë viteve të qeverisjes socialiste

Debakël i “helenëve” , nuk kualifikohen për Botëror për herë të parë pas 25 viteve!

Debakël i “helenëve” , nuk kualifikohen për Botëror për herë të parë pas 25 viteve!