Man City reagon ashpër pas derbit me Arsenalin, ndërmerr hapa zyrtarë kundër gjyqtarëve

Man City reagon ashpër pas derbit me Arsenalin, ndërmerr hapa zyrtarë kundër gjyqtarëve

Man City reagon ashpër pas derbit me Arsenalin, ndërmerr hapa zyrtarë kundër gjyqtarëve

Manchester City ka reaguar zyrtarisht pas barazimit 2-2 ndaj Arsenalit, duke shprehur pakënaqësi të madhe për disa vendime të gjyqtarëve gjatë kësaj përballjeje.

Sponsor 3M Express

Klubi anglez ka bërë të ditur se të hënën do t’i drejtohet zyrtarisht organizatës përgjegjëse për gjyqtarët profesionistë (PGMOL), duke kërkuar një shpjegim të plotë për vendimet e kontestuara gjatë ndeshjes, përfshirë edhe mënyrën e ndërhyrjes së VAR-it.

Pakënaqësia e Cityt lidhet veçanërisht me rastin e minutave të fundit, kur skuadra kërkoi penallti për një prekje të topit me dorë nga Viktor Gyokeres, por gjyqtari vendosi të vazhdonte lojën, vendim që u konfirmua edhe pas kontrollit nga VAR-i.

“Manchester City është shumë i zhgënjyer me një numër vendimesh të marra nga gjyqtarët gjatë ndeshjes së sotme kundër Arsenalit.

Klubi do t’i drejtohet zyrtarisht PGMOL-it të hënën, për të kërkuar një shpjegim të plotë për vendimet kryesore të ndeshjes, përfshirë proceset e vendimmarrjes në fushë dhe zbatimin e sistemit VAR.

Ne presim një përgjigje të detajuar dhe do të vazhdojmë të përfaqësojmë e mbrojmë interesat e klubit, futbollistëve tanë dhe tifozëve tanë”.

Man City kësisoj mbetet gjashtë pikë prapa liderit Arsenal në kryer të Ligës Premier./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Lexo edhe

Shqipëria në sytë e botës, protesta merr vëmendjen e mediave

Shqipëria në sytë e botës, protesta merr vëmendjen e mediave

Mbyllen vendvotimet në Spanjë, zgjedhjet mund t’i japin fund tetë viteve të qeverisjes socialiste

Mbyllen vendvotimet në Spanjë, zgjedhjet mund t’i japin fund tetë viteve të qeverisjes socialiste

Debakël i “helenëve” , nuk kualifikohen për Botëror për herë të parë pas 25 viteve!

Debakël i “helenëve” , nuk kualifikohen për Botëror për herë të parë pas 25 viteve!