Reali nuk heq dorë nga Alexander-Arnold, Liverpooli në pritje

Reali nuk heq dorë nga Alexander-Arnold, Liverpooli në pritje

Reali nuk heq dorë nga Alexander-Arnold, Liverpooli në pritje

Sipas mediave angleze, gjiganti spanjoll planifikon ta mbajë 28-vjeçarin për një kohë të gjatë, duke i mbyllur kështu dyert një largimi të mundshëm gjatë afatit kalimtar të janarit.

Alexander-Arnold u largua nga Liverpooli në maj të vitit 2025, pasi nuk rinovoi kontratën me klubin ku ishte formuar si futbollist. Ai iu bashkua Real Madridit për vetëm 10 milionë euro, duke shkaktuar pakënaqësi të madhe te tifozët e skuadrës angleze.

Sponsor 3M Express

Megjithatë, aventura e tij në Spanjë nuk ka shkuar sipas pritshmërive. Ndonëse ka treguar herë pas here cilësitë e tij, anglezi nuk ka arritur ta përsërisë formën që kishte në “Anfield”.

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, këtë sezon ka preferuar Federico Valverden dhe Denzel Dumfriesin në pozitën e mbrojtësit të djathtë, duke e kufizuar Alexander-Arnoldin në vetëm tetë paraqitje në të gjitha garat.

Kjo situatë ka nxitur spekulimet për një rikthim të mundshëm në Angli, ku Liverpooli është përmendur si një destinacion i mundshëm, ndërsa interesim për të ka shfaqur edhe Chelsea.

Megjithatë, sipas “Football Insider”, Real Madridi nuk dëshiron ta shesë futbollistin dhe Mourinho nuk ka ndërmend të heqë dorë nga shërbimet e tij.

Vetë Alexander-Arnold është i vendosur të fitojë një vend të rëndësishëm në skuadër dhe rikthimi i tij në formacionin titullar në fitoren 3:0 ndaj Racing Santanderit shihet si një hap pozitiv.

Ndërkohë, ish-mbrojtësi i Liverpoolit, Glen Johnson, ka shprehur qëndrimin e tij kundër një rikthimi të mundshëm të Alexander-Arnoldit në “Anfield”.

Sipas tij, anglezi nuk është më në nivelin që kishte gjatë aventurës së parë te Liverpooli dhe një rikthim mund ta dëmtonte edhe trashëgiminë që ka lënë në klub.

“Trent nuk ka qenë i njëjti futbollist që kur u largua nga Liverpooli. Ai ishte i jashtëzakonshëm te ky klub dhe ndonjëherë është më mirë që gjërat të mbeten ashtu siç janë”, ka deklaruar Johnson.

Ai ka shtuar se nëse Alexander-Arnold do të rikthehej dhe tifozët do të prisnin të njëjtin nivel si më parë, por ai nuk do të arrinte ta ofronte atë, mund të dëmtonte imazhin që kishte ndërtuar te Liverpooli. 

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Të shtëna në Skivjan të Gjakovës, policia tregon çka gjeti në vendin e ngjarjes

Të shtëna në Skivjan të Gjakovës, policia tregon çka gjeti në vendin e ngjarjes

Kosova kritikohet edhe për të drejtat e komunitetit LGBTIQ+ në raportin e BE-së

Kosova kritikohet edhe për të drejtat e komunitetit LGBTIQ+ në raportin e BE-së

Ranillugu nis përgatitjet për Planin e ri Zhvillimor Komunal

Ranillugu nis përgatitjet për Planin e ri Zhvillimor Komunal

Reali nuk heq dorë nga Alexander-Arnold, Liverpooli në pritje | Momenti