Reali afër transferimit të talentit të Unitedit, Romano zbulon marrëveshjen

Reali afër transferimit të talentit të Unitedit, Romano zbulon marrëveshjen

Reali afër transferimit të talentit të Unitedit, Romano zbulon marrëveshjen

Klubi madrilen ka bërë hapa të rëndësishëm për ta siguruar 16-vjeçarin, për të cilin interesim kanë shprehur disa prej skuadrave më të mëdha të Evropës.

Sipas gazetarit të njohur, Fabrizio Romano, Real Madridi ka arritur një marrëveshje verbale me lojtarin dhe përfaqësuesit e tij lidhur me kushtet e kontratës së ardhshme.

Sponsor 3M Express

Kjo lëvizje shihet si një hap i rëndësishëm nga presidenti Florentino Perez, i cili synon ta sjellë në Madrid talentin e ri, pavarësisht konkurrencës së madhe nga klubet rivale.

Transferimi i Gabrielit në kryeqytetin spanjoll parashihet të realizohet në qershor të vitit 2027.

Përveç Real Madridit, në garë për futbollistin anglezo-irlandez kanë qenë edhe Barcelona, Bayern Munichu dhe Paris Saint-Germaini, të cilat kanë kontaktuar lojtarin dhe përfaqësuesit e tij.

Megjithatë, madrilenët duket se kanë vepruar më shpejt se rivalët dhe aktualisht janë në pozitë më të favorshme për ta përmbyllur marrëveshjen.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, JJ Gabriel mund të bëhet një tjetër investim i rëndësishëm i Real Madridit për të ardhmen.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Aksion për shitjet online në Prizren, inspektohen porositë që dërgohen me postë

Aksion për shitjet online në Prizren, inspektohen porositë që dërgohen me postë

UNICEF ngre alarmin: 10% e nxënësve në Kosovë raportojnë se kanë tentuar vetëvrasjen

UNICEF ngre alarmin: 10% e nxënësve në Kosovë raportojnë se kanë tentuar vetëvrasjen

Ngacmoi seksualisht vajzën e tij, kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit në Pejë

Ngacmoi seksualisht vajzën e tij, kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit në Pejë

Reali afër transferimit të talentit të Unitedit, Romano zbulon marrëveshjen | Momenti