Tahiri akuzon Qeverinë: Premtoi luftë kundër nepotizmit, por e ktheu në praktikë

Tahiri akuzon Qeverinë: Premtoi luftë kundër nepotizmit, por e ktheu në praktikë

Tahiri akuzon Qeverinë: Premtoi luftë kundër nepotizmit, por e ktheu në praktikë

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri ka kritikuar qeverinë për nepotizëm, punësim të familjarëve dhe favorizim të militantëve partiakë në pozita publike.

Sponsor 3M Express

Tahiri ka deklaruar se punësimi dhe favorizimi i familjarëve dhe të afërmve është shndërruar në një nga mënyrat kryesore të funksionimit të qeverisë.

“Nepotizmi, apo thënë më troç, punësimi dhe favorizimi i familjarëve dhe të afërmve, është bërë një prej mënyrave kryesore të funksionimit të kësaj qeverie”, ka shkruar Tahiri.

Ai ka kritikuar edhe emërimin e militantëve partiakë në pozita publike, duke theksuar se këto pozita duhet t’u takojnë profesionistëve të pavarur dhe kompetentë.

“Klientelizmi politik dhe vendosja e militantëve partiakë në pozita publike tashmë janë shndërruar në praktikë të zakonshme të këtij pushteti”, ka theksuar ai.

Sipas Tahirit, qeveria ka bërë të kundërtën e asaj që kishte premtuar gjatë fushatës politike, kur luftën kundër punësimit familjar dhe partiak e kishte paraqitur si një nga zotimet kryesore.

“Thjesht, meritokracia u zëvendësua me nepotizëm, ndërsa lufta kundër kapjes partiake të shtetit u zëvendësua me kapjen e tyre nga vetë partia në pushtet”, ka përfunduar Tahiri. /Telegrafi/

Lexo edhe

Pas supermarketeve, edhe një bankë franceze ‘bie viktimë’ e një sulmi – janë vjedhur më shumë se 118 milionë euro

Pas supermarketeve, edhe një bankë franceze ‘bie viktimë’ e një sulmi – janë vjedhur më shumë se 118 milionë euro

Vetëm 43 vota dallojnë kandidatët për Senatin në Misisipi

Vetëm 43 vota dallojnë kandidatët për Senatin në Misisipi

Konfirmohet lëndimi i Rodrit, ja sa ndeshje do t’i mungojë Barcelonës

Konfirmohet lëndimi i Rodrit, ja sa ndeshje do t’i mungojë Barcelonës

Tahiri akuzon Qeverinë: Premtoi luftë kundër nepotizmit, por e ktheu në praktikë | Momenti