Komisioni për të Drejtat e Njeriut është mbledhur sot për të diskutuar moszbatimin e plotë të Ligjit për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje, në bashkëpunim me Institutin Demokratik Kombëtar (NDI).

Gazetarja e Klan Kosova, Qëndresa Bellagoshi, raportoi se gjatë mbledhjes u evidentuan mangësi të shumta në zbatimin e këtij ligji, ndërsa u kërkua që të bëhen verifikime dhe të hartohen raporte të reja, veçanërisht pas rasteve të shumta të dhunës në familje.
Deputetët pjesëmarrës kërkuan që Koordinatorja për rastet e dhunës në familje, njëherësh ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, të raportojë lidhur me trajtimin e këtyre ngjarjeve dhe përgjegjësitë institucionale.
Po ashtu, është theksuar nevoja për mbikëqyrje dhe vëzhgim më të madh të zbatimit të ligjit në nivelin lokal.
Gjatë diskutimit, ekspertja e NDI-së përmendi edhe rastin e Arlinda Zekajt, duke theksuar se në të gjitha institucionet ku ajo kishte kërkuar ndihmë, kishte pasur neglizhencë të detyrave nga zyrtarët përgjegjës.
Të gjitha detajet i sjellë gazetarja Bellagoshi:




