Real Madrid kërkon dorëheqjen e presidentit të La Ligës

Real Madrid kërkon dorëheqjen e presidentit të La Ligës

Real Madrid kërkon dorëheqjen e presidentit të La Ligës

Tebas i ka kritikuar drejtuesit e Real Madrid dhe televizionin e klubit për mënyrën se si i trajtojnë vendimet e gjyqtarëve në ndeshjet e skuadrës.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ai ka thënë se televizioni i Real Madrid përzgjedh rastet që i përshtaten klubit, i përsërit ankesat dhe nxit dyshime ndaj gjyqtarëve.

Sponsor 3M Express

Kreu i La Ligës i ka krahasuar këto veprime me metodat e propagandës së përdorura nga Joseph Goebbels, ministri i Propagandës së Gjermanisë naziste. Ai ka sqaruar se krahasimi i tij lidhet vetëm me metodat e propagandës dhe jo me ideologjinë naziste apo tifozët e Real Madridit.

Reagimi ka nxitur kundërshtimin e fortë të klubit madrilen, i cili e ka cilësuar deklaratën si të papranueshme dhe jashtëzakonisht serioze.

Në komunikatën zyrtare, Real Madridi ka kërkuar që Tebas të largohet nga posti i presidentit të La Ligës, si dhe nga ai i zëvendëspresidentit të Federatës Mbretërore të Futbollit të Spanjës.

Klubi ka vlerësuar se deklaratat e përsëritura të Tebas tregojnë mungesë neutraliteti, respekti dhe paanshmërie, të cilat, sipas tij, janë të domosdoshme për ushtrimin e përgjegjësive institucionale.

Përplasjet mes Real Madrid dhe Tebas nuk janë të reja. Në shtator, klubi kishte kërkuar një president të ri të La Ligës, pasi Tebas i kishte cilësuar ankesat e madrilenëve për vendimet e gjyqtarëve si përpjekje për të larguar vëmendjen nga problemet e skuadrës në fushë.

Tebas është në krye të La Ligës që nga viti 2013. Ai është rizgjedhur pa kundërshtarë në vitin 2023, me mandat deri në vitin 2027.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Kryeministri sllovak në krah të Vuçiqit: Për Kosovën nuk do t’ju zhgënjejmë kurrë

Kryeministri sllovak në krah të Vuçiqit: Për Kosovën nuk do t’ju zhgënjejmë kurrë

“Armëpushim” mes protestuesve dhe policisë në Tiranë, të rinjtë kërkojnë të dëgjohen

“Armëpushim” mes protestuesve dhe policisë në Tiranë, të rinjtë kërkojnë të dëgjohen

Sveçla: Nuk do të lejojmë që asnjë individ të njollosë Policinë e Kosovës

Sveçla: Nuk do të lejojmë që asnjë individ të njollosë Policinë e Kosovës

Real Madrid kërkon dorëheqjen e presidentit të La Ligës | Momenti