Reagimi kundër qendrave të të dhënave të inteligjencës artificiale arrin deri te kutitë e votimit në SHBA

Reagimi kundër qendrave të të dhënave të inteligjencës artificiale arrin deri te kutitë e votimit në SHBA

Reagimi kundër qendrave të të dhënave të inteligjencës artificiale arrin deri te kutitë e votimit në SHBA

Mbështetësi i republikanëve, Elon Musk, reagoi pas fitores së demokratëve në zgjedhjet afatmesme në SHBA, duke shkruar se “qendrat e të dhënave në hapësirë po duken gjithnjë e më tërheqëse”.

Sponsor 3M Express

Qendrat e të dhënave u kthyen në një nga temat e rëndësishme të zgjedhjeve, pasi kandidatët demokratë që premtuan të ndalonin ose kufizonin ndërtimin e tyre arritën fitore të martën mbrëma.

Në Teksas, Xhorxhia dhe Ohajo, shtete që janë kthyer në destinacione të rëndësishme për kompanitë që synojnë të ndërtojnë qendra të të dhënave për zhvillimin e inteligjencës artificiale, votuesit mbështetën kandidatët demokratë që janë zotuar të vendosin kufizime më të ashpra për këtë sektor.

Sipas një ankete të Qendrës Kërkimore Pew të vitit 2025, më shumë se gjysma e amerikanëve ndihen më shumë të shqetësuar sesa entuziastë për inteligjencën artificiale, transmeton Telegrafi.

Shqetësime të ngjashme ekzistojnë edhe për qendrat e të dhënave, të cilat konsumojnë sasi të mëdha energjie, shkaktojnë zhurmë dhe ndotje, si dhe kërkojnë sipërfaqe të konsiderueshme toke.

Sipas projektit kërkimor Data Center Watch, të drejtuar nga kompania 10a Labs, të paktën 45 projekte për ndërtimin e qendrave të të dhënave u penguan gjatë gjysmës së dytë të vitit 2026 për shkak të kundërshtimit nga komunitetet lokale.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka mbështetur fuqishëm zgjerimin e këtij sektori. Në shtator, ai i cilësoi si “mashtrim” kundërshtimet ndaj qendrave të të dhënave dhe shqetësimet për sigurinë e inteligjencës artificiale.

“Qendrat e të dhënave janë të shkëlqyera, ato i bëjnë njerëzit të pasur dhe i bëjnë shtetet të pasura”, kishte deklaruar Trump.

Sipas një ankete të NBC News, të realizuar pas votimit, më shumë se 50 për qind e të anketuarve thanë se inteligjenca artificiale dhe qendrat e të dhënave kishin qenë faktor “vendimtar ose shumë të rëndësishëm” në vendimin e tyre për të votuar në zgjedhjet afatmesme.

Teksasi ndryshon qëndrim për qendrat e të dhënave

Teksasi ka tërhequr gjigantë të teknologjisë si OpenAI, Anthropic, Oracle, Microsoft, Google, Meta dhe Amazon, duke u ofruar lehtësime tatimore, si dhe mundësi për sigurimin e tokës dhe energjisë.

Guvernatori republikan Greg Abbott kishte synuar që në shtator ta kthente shtetin në një “qendër kryesore” të inteligjencës artificiale. Megjithatë, më vonë ai ndryshoi qëndrim dhe pezulloi dhënien e lejeve për ndërtimin e qendrave të reja të të dhënave, në pritje të një auditimi.

Ky ndryshim erdhi pasi kundërshtarja e tij demokrate, Gina Hinojosa, premtoi pezullimin e përkohshëm të të gjitha projekteve të reja të ndërtimit, derisa të vendoseshin garanci ligjore.

Elon Musk, i cili investoi rreth 474 milionë dollarë (420 milionë euro) në mbështetje të republikanëve gjatë fushatës për zgjedhjet afatmesme, reagoi gjithashtu ndaj rezultateve.

Musk, i cili po ndërton në Memphis kompleksin e quajtur “Colossus”, një qendër gjigante me infrastrukturë të specializuar për inteligjencën artificiale dhe superkompjuterë, shkroi në platformën X: “Qendrat e të dhënave në hapësirë po duken gjithnjë e më tërheqëse”.

Kundërshtim i fortë edhe në Ohajo

Në Ohajo, votuesit kundërshtuan fuqishëm ndërtimin e qendrave të të dhënave. Në 15 komuna u miratuan ndalime ose u vendosën kufizime të tjera për projekte të tilla.

Megjithatë, kompanitë e mëdha teknologjike kanë paralajmëruar investime të konsiderueshme në këtë shtet. Meta ka planifikuar të shpenzojë një miliard dollarë (rreth 890 milionë euro) për ndërtimin e një qendre të të dhënave, ndërsa Amazon Web Services ka paraparë investime prej dy miliardë dollarësh (rreth 1.78 miliardë euro). /Telegrafi/

Lexo edhe

Humbja e republikanëve godet edhe Muskun, bien aksionet e Tesla dhe SpaceX

Humbja e republikanëve godet edhe Muskun, bien aksionet e Tesla dhe SpaceX

Prokuroria kërkon paraburgim për dy persona të cilët dyshohen se kanë keqpërdorur sistemin elektronik në Universitetin e Shtipit

Prokuroria kërkon paraburgim për dy persona të cilët dyshohen se kanë keqpërdorur sistemin elektronik në Universitetin e Shtipit

E trishtë: Kjo është 82-vjeçarja që humbi jetën nga shpërthimi i fuqishëm në një apartament në Elbasan

E trishtë: Kjo është 82-vjeçarja që humbi jetën nga shpërthimi i fuqishëm në një apartament në Elbasan

Reagimi kundër qendrave të të dhënave të inteligjencës artificiale arrin deri te kutitë e votimit në SHBA | Momenti