Largimi i papritur i Behares nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova 5 ka sjellë reagime edhe te banorët e tjerë, ndërsa një prej atyre që u duk më i prekur nga kjo situatë ishte Fuego.

Produksioni njoftoi se Behare Maksutaj është detyruar ta ndërpresë rrugëtimin e saj në këtë format për shkak të një situate të jashtëzakonshme jashtë shtëpisë.
Lajmi u bë i ditur përmes një postimi në faqen zyrtare të spektaklit në Instagram, ku u konfirmua largimi i saj i papritur.
Foto: Screenshot/Instagram
“Një situatë e jashtëzakonshme jashtë, e detyron Beharën ta lërë shtëpinë në këtë moment”, thuhej në njoftimin e produksionit.
Ky zhvillim duket se nuk ishte i lehtë për Fuegon, i cili pas largimit të Behares u shfaq i shqetësuar dhe i tensionuar.
Burimi: Insajderi





