Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka veçuar Malësinë e Madhe dhe Përmetin si dy zona që gjatë dekadës së fundit kanë ndryshuar ndjeshëm, duke u shndërruar në destinacione turistike.

Sipas tij, para dhjetë vjetësh, Malësia e Madhe dhe Përmeti shiheshin si vende të largëta, me pak arsye për t’u vizituar dhe me mundësi të kufizuara për një të ardhme më të mirë për banorët.
“Sot janë dy destinacione të Shqipërisë së re, Shqipërisë tjetër që kemi ndërtuar me shumë mund”, ka deklaruar Rama.
Ai ka theksuar se ndryshimi i këtyre zonave përfaqëson një tjetër imazh të Shqipërisë, përtej asaj që pasqyrohet në Tiranë dhe në debatet e përditshme publike.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Rama veçon Malësinë e Madhe dhe Përmetin si destinacione turistike të Shqipërisë appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali




