Rama nderon Idriz Rrecajn: Nuk arritën ta zhduknin as veprën, as idealin, as emrin e tij

Rama nderon Idriz Rrecajn: Nuk arritën ta zhduknin as veprën, as idealin, as emrin e tij

Rama nderon Idriz Rrecajn: Nuk arritën ta zhduknin as veprën, as idealin, as emrin e tij

Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka bërë homazhe në nderim të jetës, veprës dhe sakrificës së intelektualit dhe veprimtarit të çështjes kombëtare, Idriz Rrecaj.

Sponsor 3M Express

Përmes një postimi, Rama ka vlerësuar kontributin e Rrecajt për Kosovën, duke theksuar se ai i shërbeu vendit në kohë të vështira, kur angazhimi për liri mund t’i kushtonte gjithçka, transmeton Klankosova.tv.

“Madhështia e njerëzve si Idriz Rrecaj qëndron pikërisht këtu, ata nuk pritën që liria të vinte për t’i shërbyer Kosovës. I shërbyen atëherë kur kjo mund t’u kushtonte gjithçka”, ka shkruar Rama.

Ai ka shprehur gjithashtu respekt dhe mirënjohje për familjen Rrecaj, e cila për 27 vjet është përballur me dhimbjen e mungesës dhe pasigurinë për fatin e të afërmit të tyre.

Rama ka theksuar se gjetja e eshtrave të Idriz Rrecajt në një varr masiv në Zubin Potok dëshmon se krimet e luftës nuk mund të fshihen nga koha.

“Idriz Rrecajn e zhdukën fizikisht, por nuk arritën ta zhduknin as veprën, as idealin, as emrin e tij”, ka deklaruar Rama.

Lexo edhe

Prishtina rrezikon të humbasë kompetencat policore, Qeveria përgatit ndryshime – ja çfarë përfshihet

Prishtina rrezikon të humbasë kompetencat policore, Qeveria përgatit ndryshime – ja çfarë përfshihet

Protestat në Tiranë, anulohet vizita e Ramës në Vjenë

Protestat në Tiranë, anulohet vizita e Ramës në Vjenë

Si po ju duket Elijona si nuse?

Si po ju duket Elijona si nuse?

Rama nderon Idriz Rrecajn: Nuk arritën ta zhduknin as veprën, as idealin, as emrin e tij | Momenti