Janina Ymeri për protestat në Shqipëri: Kosova e ka gëlltitur tashmë këtë episod

Janina Ymeri për protestat në Shqipëri: Kosova e ka gëlltitur tashmë këtë episod

Janina Ymeri për protestat në Shqipëri: Kosova e ka gëlltitur tashmë këtë episod

Janina Ymeri ka reaguar lidhur me protestat e dhunshme në Shqipëri, duke e lidhur këtë situatë me përvojën politike të Kosovës dhe ardhjen në pushtet të Lëvizjes Vetëvendosje.

Sponsor 3M Express

Në një postim publik, Ymeri ka kritikuar protestat e dhunshme si mënyrë për të ardhur në pushtet, duke pretenduar se ato i hapën rrugë Albin Kurtit dhe bashkëpunëtorëve të tij, të cilët i ka cilësuar si të papjekur në aspektin menaxherial dhe social.

Sipas saj, pas gjashtë vitesh, qeverisja e tyre karakterizohet nga, siç është shprehur, “hajnia, skandalet e stagnimi”.

Ymeri ka vlerësuar se kalimi i një grupi njerëzish nga rruga në institucionet shtetërore dëshmoi, sipas saj, se synimi i tyre nuk ishte ndryshimi i vendit, por krijimi i një “klike”.

Ajo ka theksuar se reagimi i saj nuk është një opinion për gjendjen politike në Shqipëri, por një perspektivë që, sipas saj, të rinjtë e gjeneratës Z duhet ta njohin nga përvoja e Kosovës.

Në fund, Ymeri ka thënë se situata në Shqipëri mund të sjellë në udhëheqje njerëz me përvojë politike, ndërsa ka vlerësuar se përvoja e Kosovës pas luftës me kalimin nga protestat e dhunshme në pushtet nuk ka qenë e mirë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Janina Ymeri për protestat në Shqipëri: Kosova e ka gëlltitur tashmë këtë episod appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Bayern Munich shkatërron Leipzigun 6-1, Luis Díaz shkëlqen me tregolësh

Bayern Munich shkatërron Leipzigun 6-1, Luis Díaz shkëlqen me tregolësh

59 të lënduar nga përplasjet në protestën në Tiranë, mes tyre 34 policë dhe një i mitur

59 të lënduar nga përplasjet në protestën në Tiranë, mes tyre 34 policë dhe një i mitur

Ambasada e ShBA-së për protestën në Shqipëri: Dhuna dhe shkatërrimi i pronës nuk janë angazhim qytetar

Ambasada e ShBA-së për protestën në Shqipëri: Dhuna dhe shkatërrimi i pronës nuk janë angazhim qytetar

Janina Ymeri për protestat në Shqipëri: Kosova e ka gëlltitur tashmë këtë episod | Momenti