Kastrioti mposhtet me nëntë gola diferencë nga Sassari, kualifikimi vështirësohet

Kastrioti mposhtet me nëntë gola diferencë nga Sassari, kualifikimi vështirësohet

Kastrioti mposhtet me nëntë gola diferencë nga Sassari, kualifikimi vështirësohet

Kastrioti i Ferizajt është mposhtur nga Raimond Sassari me rezultat 37:28, në ndeshjen e parë të raundit të dytë të Kupës Evropiane në hendboll.

Sponsor 3M Express

Kampioni i Kosovës pësoi humbje në përballjen e zhvilluar të shtunën mbrëma në Sassari të Italisë, duke e vështirësuar rrugën drejt kualifikimit në fazën tjetër të garës.

Skuadra ferizajase u përball me vështirësi edhe për shkak të mungesave të rëndësishme, pasi udhëtoi drejt Italisë pa katër lojtarë që janë pjesë e përbërjes startuese të ekipit.

Pavarësisht humbjes, Patryk Dawid Gregułowski ishte më efikasi te Kastrioti, duke shënuar nëntë gola. Adonit Isufi dhe Vuk Lakiçeviq realizuan nga pesë gola secili, ndërsa portieri Rinis Asllani regjistroi tetë pritje.

Kastrioti do ta ketë mundësinë të kërkojë përmbysjen në ndeshjen e kthimit, e cila zhvillohet të dielën, nga ora 19:15.

Ferizajasit do të synojnë ta shfrytëzojnë përparësinë e terrenit vendas për të luftuar deri në fund për një vend në fazën tjetër të garës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kastrioti mposhtet me nëntë gola diferencë nga Sassari, kualifikimi vështirësohet appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Bayern Munich shkatërron Leipzigun 6-1, Luis Díaz shkëlqen me tregolësh

Bayern Munich shkatërron Leipzigun 6-1, Luis Díaz shkëlqen me tregolësh

59 të lënduar nga përplasjet në protestën në Tiranë, mes tyre 34 policë dhe një i mitur

59 të lënduar nga përplasjet në protestën në Tiranë, mes tyre 34 policë dhe një i mitur

Ambasada e ShBA-së për protestën në Shqipëri: Dhuna dhe shkatërrimi i pronës nuk janë angazhim qytetar

Ambasada e ShBA-së për protestën në Shqipëri: Dhuna dhe shkatërrimi i pronës nuk janë angazhim qytetar

Kastrioti mposhtet me nëntë gola diferencë nga Sassari, kualifikimi vështirësohet | Momenti