Radhë të gjata në Aeroportin e Prishtinës, udhëtarët presin deri në një orë për të hyrë në zonën e nisjeve

Udhëtarët në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës janë përballur sërish me radhë të gjata të dielën në mëngjes, duke pritur deri në një orë vetëm për të hyrë në zonën e nisjeve, ku bëhet kontrollimi i biletave të hipjes.

Sponsor 3M Express

Sipas pamjeve të siguruara nga Nacionale, një numër i madh udhëtarësh ishin grumbulluar mes shiritave të kontrollit, duke pritur në radhë për të kaluar drejt portave elektronike. Disa prej tyre shprehnin shqetësimin nëse do të arrinin t’i kapnin fluturimet e tyre.

Situata është rënduar edhe për shkak se aeroporti po funksiononte me kapacitete të paplota. Nga pikat e kontrollit që janë në dispozicion, vetëm disa ishin të hapura, ndërsa të tjerat qëndronin të mbyllura.

Radhët e gjata në aeroport nuk janë të pazakonta, veçanërisht gjatë ditëve me fluks të madh udhëtarësh dhe në oraret kur nisen disa fluturime njëkohësisht.

Megjithatë, mbyllja e disa pikave të kontrollit në orët e ngarkuara ngre pikëpyetje për menaxhimin e kapaciteteve dhe organizimin e shërbimeve ndaj udhëtarëve.

Aeroporti i Prishtinës menaxhohet me koncesion nga kompania turke Limak. Sipas raportimit të Nacionale, udhëtarët po përballen me pritje të gjata, ndërsa kërkohet që kapacitetet dhe stafi të jenë në nivel të mjaftueshëm për të përballuar fluksin, në mënyrë që askush të mos rrezikojë humbjen e fluturimit për shkak të radhëve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Operacioni “Heshtja” në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona për trafikim të kokainës – sekuestrohen drogë, vetura luksoze dhe asete mbi 300 mijë euro

Operacioni “Heshtja” në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona për trafikim të kokainës – sekuestrohen drogë, vetura luksoze dhe asete mbi 300 mijë euro

Zelensky akuzon SpaceX-in për kufizimet e rrjetit Starshield në Ukrainë

Zelensky akuzon SpaceX-in për kufizimet e rrjetit Starshield në Ukrainë

Teknologjia digjitale si mundësi dhe si ndëshkim

Teknologjia digjitale si mundësi dhe si ndëshkim