QMK: Ka pasur 46 zjarre, shtatë janë aktiv dhe një nën kontroll

QMK: Ka pasur 46 zjarre, shtatë janë aktiv dhe një nën kontroll
Qendra për Menaxhimin e Krizave informon se deri në orën 07:30 ka pasur gjithsej 46 zjarre në ambiente të hapura, nga të cilat shtatë janë aktive, dhe një është nën kontroll, ndërsa të tjerët janë shuar. Zjarret janë aktive në zonën “Nad Borovite” – një degë drejt fshatrave Tatar Elevci dhe Korab dhe një degë […]

Qendra për Menaxhimin e Krizave informon se deri në orën 07:30 ka pasur gjithsej 46 zjarre në ambiente të hapura, nga të cilat shtatë janë aktive, dhe një është nën kontroll, ndërsa të tjerët janë shuar.

Zjarret janë aktive në zonën “Nad Borovite” – një degë drejt fshatrave Tatar Elevci dhe Korab dhe një degë drejt fshatit Banjishte në komunën e Dibrës, pranë fshatit Jabolçishtë në komunën e Çashkës, pranë fshatit Strima në komunën e Likovës, mbi Liqenin e Bogovinës në Malin e Sharrit, te deponia Krasta në Kumanovë, pranë fshatit Dobroveni në komunën e Novacit dhe midis fshatrave Belçishtë dhe Lesani në komunën e Dëbërcës.

Lexo edhe

Ramush Haradinaj me parti del për t’i falënderuar protestuesit në shesh

Ramush Haradinaj me parti del për t’i falënderuar protestuesit në shesh

Seancë gjatë ditës? Haradinaj: S’kemi marrë ftesë ende

Seancë gjatë ditës? Haradinaj: S’kemi marrë ftesë ende

Berisha: Populli u bë bashkë me UÇK-në edhe në ditët më të vështira

Berisha: Populli u bë bashkë me UÇK-në edhe në ditët më të vështira

QMK: Ka pasur 46 zjarre, shtatë janë aktiv dhe një nën kontroll | Momenti