QKMF-ja në Klinë jep detaje për vdekjen e pacientes: Pësoi reaksion alergjik pas infuzionit, Prokuroria nis hetimet

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) “Nëna Terezë” në Klinë ka dhënë detaje lidhur me rastin e vdekjes së një pacienteje, e cila kishte kërkuar trajtim mjekësor në këtë institucion më 13 nëntor.

Sipas njoftimit të QKMF-së, pacientja fillimisht kishte marrë shërbim specialistik te mjeku infektolog, i cili i kishte përshkruar terapi me infuzion.

Sponsor 3M Express

Pasi kishte filluar marrjen e terapisë në njësinë e infuzioneve, ajo kishte shfaqur menjëherë reaksion alergjik.

Pacientja më pas ishte dërguar në urgjencën e QKMF-së, ku mjeku internist, së bashku me mjekët e tjerë, kishin ndërmarrë trajtimin e reaksionit alergjik.

Megjithatë, për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, ajo ishte transferuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal në Pejë, e shoqëruar nga një mjek dhe një infermier.

Për të përshpejtuar transportin, për shkak të ngarkesës në trafik, ishin angazhuar edhe njësitë policore të Klinës.

QKMF-ja ka bërë të ditur se gjatë pjesës më të madhe të rrugës ishte kryer reanimim kardiopulmonar, ndërsa pas arritjes në Pejë pacientja ishte intubuar. Megjithë masat intensive dhe terapeutike, ajo ka ndërruar jetë.

Ndërkohë, rastin e ka konfirmuar edhe Prokuroria Themelore në Pejë.

Zëdhënësi i kësaj prokurorie, Shkodran Nikçi, për Dukagjinin ka bërë të ditur se prokurorja e Krimeve të Rënda ka autorizuar Policinë e Kosovës për marrjen e raporteve mjekësore dhe intervistimin e stafit shëndetësor.

“Prokurorja e Krimeve të Rënda ka autorizuar Policinë e Kosovës për marrjen e raporteve mjekësore dhe intervistimin e stafit mjekësor. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi për të kuptuar shkaqet e vdekjes dhe më pas ndërmarrjen e veprimeve ligjore”, ka deklaruar Nikçi.

Rasti është nën hetim nga institucionet kompetente, ndërsa QKMF-ja ka shprehur ngushëllime për familjen e pacientes dhe është zotuar se do të bashkëpunojë me organet e drejtësisë, duke ofruar dokumentacionin e kërkuar.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 13 nëntor, rreth orës 13:45, kur pacientes i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore gjatë kontrollit në QKMF-në e Klinës.

Ajo ishte nisur me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Pejës, por me të arritur atje, mjekët kishin konstatuar se nuk kishte shenja jete.

Hetohet vdekja e një gruaje që u dërgua nga Klina në Spitalin e Pejës

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Antigona Kotorri tregon çfarë i pret shenjat e horoskopit në javët në vijim (VIDEO)

Antigona Kotorri tregon çfarë i pret shenjat e horoskopit në javët në vijim (VIDEO)

ShBA propozon që Ukraina të heqë dorë nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO, zbulon Zelensky

ShBA propozon që Ukraina të heqë dorë nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO, zbulon Zelensky

Anjeza shpërthen në lot dhe përplaset ashpër me Fuegon pas përfundimit të spektaklit ‘prime’ të BBVK

Anjeza shpërthen në lot dhe përplaset ashpër me Fuegon pas përfundimit të spektaklit ‘prime’ të BBVK