Infeksion në hundë, kontroll në QKMF dhe transport me autoambulancë pa sirena drejt Pejës – detaje të reja nga vdekja e 43-vjeçares në Klinë

Infeksion në hundë, kontroll në QKMF dhe transport me autoambulancë pa sirena drejt Pejës – detaje të reja nga vdekja e 43-vjeçares në Klinë

Infeksion në hundë, kontroll në QKMF dhe transport me autoambulancë pa sirena drejt Pejës – detaje të reja nga vdekja e 43-vjeçares në Klinë

Bashkëshortja e tij shkoi në QKMF për shkak të një infeksioni në hundë, por gjendja shëndetësore iu përkeqësua dhe përfundoi në Spitalin e Pejës, ku ndërroi jetë.

Sponsor 3M Express

Gazeta Sinjali ka mësuar detaje të reja nga deklarata e bashkëshortit të 43-vjeçares Albona Morina, i cili është intervistuar nga Policia në cilësinë e dëshmitarit. Ai ka treguar se e kishte dërguar bashkëshorten për kontroll mjekësor në QKMF-në e Klinës rreth orës 13:00, por pas një kohe ishte njoftuar se gjendja e saj ishte rënduar dhe se ajo ishte transportuar me autoambulancë drejt Pejës.

Sipas informatave të siguruara nga Sinjali, I.M,, bashkëshorti ka thënë se dje gruaja e tij kishte pasur shqetësime shëndetësore, të cilat lidheshin me një infeksion në hundë, për çka i kishte kërkuar ta dërgonte për kontroll te mjeku.

Ai ka deklaruar se fillimisht e kishte dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Klinë, ndërsa më pas ishte larguar për të kryer një pagesë.

Kur ishte kthyer, sipas deklarimit të tij, kishte marrë lajmin se gjendja shëndetësore e Albanës ishte përkeqësuar dhe se stafi mjekësor kishte vendosur ta transportonte me autoambulancë në Spitalin e Përgjithshëm Rajonal në Pejë.

Një tjetër detaj që ka dalë nga dëshmia e bashkëshortit lidhet me gjendjen e mëparshme shëndetësore të 43-vjeçares. I.M ka deklaruar se ajo vuante nga astma.

Ndërkohë, rrethanat e transportimit të pacientes drejt Pejës mbeten një nga çështjet që po kërkojnë sqarim. Siç ka raportuar më herët Sinjali, stafi i QKMF-së në Klinë kishte kërkuar asistencën e Policisë për ta përcjellë autoambulancën drejt spitalit, me qëllim të hapjes së rrugës dhe përshpejtimit të transportit.

Sipas informatave që ka siguruar Sinjali, kërkesa për përcjellje policore ishte bërë edhe për shkak se autoambulanca nuk kishte drita sinjalizuese emergjente funksionale.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Policisë Rajonale në Pejë, Mirsad Kelmendi, ka deklaruar për Sinjalin se Policia do ta verifikojë nëse pajisjet sinjalizuese të autoambulancës kanë qenë funksionale.

Ai ka bërë të ditur se rasti ka kaluar në hetime rajonale dhe se çdo dyshim eventual për ndonjë lëshim do t’i raportohet Prokurorisë.

Ndërkaq, QKMF-ja në Klinë ka deklaruar se 43-vjeçarja kishte pësuar reaksion alergjik menjëherë pas fillimit të infuzionit, se gjendja e saj ishte përkeqësuar dhe se gjatë pjesës më të madhe të rrugës drejt Pejës i ishte bërë reanimim kardiopulmonar. Pavarësisht trajtimit dhe përpjekjeve për ta shpëtuar, ajo kishte ndërruar jetë.

Prokuroria ka autorizuar Policinë për sigurimin e dosjes së trajtimit mjekësor të pacientes, ndërsa stafi mjekësor është intervistuar. Trupi i pajetë i 43-vjeçares është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me qëllim të përcaktimit të shkakut të vdekjes.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Antigona Kotorri tregon çfarë i pret shenjat e horoskopit në javët në vijim (VIDEO)

Antigona Kotorri tregon çfarë i pret shenjat e horoskopit në javët në vijim (VIDEO)

ShBA propozon që Ukraina të heqë dorë nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO, zbulon Zelensky

ShBA propozon që Ukraina të heqë dorë nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO, zbulon Zelensky

Anjeza shpërthen në lot dhe përplaset ashpër me Fuegon pas përfundimit të spektaklit ‘prime’ të BBVK

Anjeza shpërthen në lot dhe përplaset ashpër me Fuegon pas përfundimit të spektaklit ‘prime’ të BBVK