Blick publikon 15 tregjet më të bukura të Krishtlindjeve në Zvicër për vitin 2026, ja qytetet që përfshihen

Blick publikon 15 tregjet më të bukura të Krishtlindjeve në Zvicër për vitin 2026, ja qytetet që përfshihen

Blick publikon 15 tregjet më të bukura të Krishtlindjeve në Zvicër për vitin 2026, ja qytetet që përfshihen

Gazeta zvicerane Blick ka publikuar listën e 15 tregjeve më të bukura të Krishtlindjeve në Zvicër për vitin 2026, duke përfshirë disa prej qyteteve dhe lokaliteteve që çdo vit tërheqin mijëra vizitorë me atmosferën festive, dekorimet, produktet tradicionale dhe aktivitetet e ndryshme.

Sponsor 3M Express

Në krye të listës është tregu i Krishtlindjeve në Montreux, në kantonin Vaud, i njohur për shtëpizat prej druri përgjatë shëtitores së liqenit, ku këtë vit do të jenë të vendosura rreth 150 stenda të dekoruara.

Një prej atraksioneve të veçanta është edhe vizita te Babagjyshi në majën e Rochers-de-Naye, në lartësi prej 2.042 metrash. Tregu do të mbahet nga 20 nëntori deri më 24 dhjetor 2026.

Në listën e publikuar nga Blick përfshihet edhe Bazeli, i cili njihet për tregun më të vjetër të Krishtlindjeve në Zvicër. Qyteti shndërrohet në një atmosferë festive me qindra bredha të dekoruar, ndriçim dhe ndërtesa të zbukuruara. Tregu do të jetë i hapur nga 26 nëntori deri më 23 dhjetor.

Një tjetër destinacion është Bremgarteni, në kantonin Aargau, ku këtë vit organizohet për herë të 30-të tregu tradicional i Krishtlindjeve. Me më shumë se 320 stenda në qendrën historike të qytetit, ky aktivitet konsiderohet ndër tregjet më të mëdha në vend. Ai do të mbahet nga 3 deri më 6 dhjetor.

Në mesin e destinacioneve të përzgjedhura janë edhe St. Galleni, i njohur si qyteti i yjeve gjatë periudhës së Adventit, si dhe kantoni Ticino, ku tregjet festive organizohen në qytete si Lugano, Locarno, Ascona dhe Bellinzona.

Vëmendje të veçantë merr edhe Trubschachen, në kantonin Bern, ku vizitorët mund të shijojnë specialitetet tradicionale të ëmbëlsirave dhe të marrin pjesë në aktivitete për dekorimin e biskotave të Krishtlindjeve. Tregu do të organizohet më 27–29 nëntor dhe 4–6 dhjetor.

Lista vazhdon me tregun në qytetin e Chur-it, ku vizitorët do të mund të gjejnë punime artizanale, ëmbëlsira të përgatitura në shtëpi dhe specialitete tradicionale. Pjesë e përzgjedhjes është edhe tregu në kështjellën Biberstein, ku shitja e produkteve shërben edhe për të mbështetur një organizatë që ofron hapësira banimi dhe pune për personat me aftësi të kufizuara.

Ndër qytetet e tjera të përfshira janë Lausanne, Zürich dhe Yverdon-les-Bains. Në Lausanne, tregu Bô Noël do të sjellë aktivitete të ndryshme festive, përfshirë një rrotë panoramike dhe një pistë rrëshqitëse prej 20 metrash, ndërsa në Zürich vizitorët do të kenë mundësi të zgjedhin ndërmjet disa tregjeve, përfshirë atë në stacionin kryesor hekurudhor dhe tregun pranë Operës.

Në listë janë edhe tregu në Katedralen e Bernës, ku ekspozohen punime unike të artizanëve lokalë, si dhe ai në Winterthur, i cili çdo vit tërheq rreth 350 mijë vizitorë. Një prej momenteve më të veçanta në këtë qytet është parakalimi i qindra Babagjyshëve, i planifikuar për 29 nëntor të këtij viti, transmeton Telegrafi.

Përzgjedhja përmbyllet me tregun tradicional në Einsiedeln, ku do të vendosen më shumë se 130 stenda, dhe tregun e Krishtlindjeve në Luzern, në sheshin Franziskanerplatz, i cili do të mbahet nga 3 deri më 21 dhjetor.

Sipas “Blick”, këto tregje ofrojnë mundësi për të shijuar traditat lokale, produktet artizanale, ushqimet karakteristike dhe atmosferën e veçantë të festave të fundvitit. Shumica e tyre hapen gjatë gjysmës së dytë të nëntorit dhe vazhdojnë deri në dhjetor./Telegrafi/

Lexo edhe

Haradinaj kërkon protokoll dhe monitorim të vizitave të politikanëve serbë në Kosovë

Haradinaj kërkon protokoll dhe monitorim të vizitave të politikanëve serbë në Kosovë

Nagavci për shtrenjtimin e jetesës, përmend pikat e projektbuxhetit 2027

Nagavci për shtrenjtimin e jetesës, përmend pikat e projektbuxhetit 2027

Guri për Rizvanollin: Çdo nëntor paralajmëron dimër të vështirë, është dashur të përgatitej që rryma të mos shtrenjtohej

Guri për Rizvanollin: Çdo nëntor paralajmëron dimër të vështirë, është dashur të përgatitej që rryma të mos shtrenjtohej

Blick publikon 15 tregjet më të bukura të Krishtlindjeve në Zvicër për vitin 2026, ja qytetet që përfshihen | Momenti