Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi ribalancin e ri të buxhetit për vitin 2026

Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi ribalancin e ri të buxhetit për vitin 2026

Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi ribalancin e ri të buxhetit për vitin 2026

Qeveria sot, në seancë, shqyrtoi dhe miratoi Propozimin për ndryshime dhe plotësime të Buxhetit për vitin 2026.

Sponsor 3M Express

Me ndryshimet e propozuara bëhet përshtatja e anës së të hyrave dhe shpenzimeve të Buxhetit, si rezultat i ndikimit fiskal nga masat e ndërmarra nga Qeveria për mbështetjen e qytetarëve dhe bizneseve, përmes uljes së akcizës dhe TVSH-së për karburantet.

Sipas ndryshimeve të propozuara, të hyrat e përgjithshme projektohen në nivelin prej 374.2 miliardë denarësh, ndërsa shpenzimet projektohen në 420.5 miliardë denarë, ndërsa deficiti buxhetor mbetet në të njëjtin nivel.

Qëllimi i ndryshimeve të propozuara është ruajtja e stabilitetit të financave publike, sigurimi i funksionimit të pandërprerë dhe të rregullt të institucioneve, realizimi i programeve të parashikuara dhe përmbushja në kohë e të gjitha detyrimeve.

Propozimi për ndryshime dhe plotësime të Buxhetit do t’i dorëzohet Kuvendit për shqyrtim dhe miratim të mëtejshëm.

Lexo edhe

Ambasadori hungarez uron Shiroka Pulën: Presim të forcojmë bashkëpunimin

Ambasadori hungarez uron Shiroka Pulën: Presim të forcojmë bashkëpunimin

Zbulohet dëshira Modricit pas pensionimi

Zbulohet dëshira Modricit pas pensionimi

Nga 180 në 50 milionë euro: Rënia e “frikshme” e dy yjeve të Barcelonës

Nga 180 në 50 milionë euro: Rënia e “frikshme” e dy yjeve të Barcelonës