Qeveria e Kosovës kujton 118-vjetorin e Kongresit të Manastirit

Qeveria e Kosovës kujton 118-vjetorin e Kongresit të Manastirit

Qeveria e Kosovës kujton 118-vjetorin e Kongresit të Manastirit

Qeveria e Republikës së Kosovës ka kujtuar 118-vjetorin e Kongresit të Manastirit.

Sponsor 3M Express

Në një njoftim për media, ekzekutivi kosovar ka nderuar veprën e atdhetarëve dhe intelektualëve që e bënë alfabetin e përbashkët të shqipes themel të përbashkimit kombëtar dhe të përparimit arsimor e kulturor.

“Me mirënjohje kujtojmë Mithat Frashërin, kryetar të Kongresit, Gjergj Fishtën, kryetar të Komisionit të Alfabetit, si dhe Parashqevi Qiriazin, Luigj Gurakuqin, Ndre Mjedën, Shahin Kolonjën, Gjergj Qiriazin dhe delegatët e tjerë. Nderojmë përkushtimin e Sevastie Qiriazit e të familjes Qiriazi, punën e klubit «Bashkimi» të Manastirit dhe të shoqërive e klubeve shqiptare që mundësuan këtë vepër historike.”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, Kongresi dëshmoi fuqinë e organizimit dhe të dijes në shërbim të lirisë.

“Dallimet u kapërcyen në emër të një qëllimi të përbashkët: që shqiptarët të mësonin, të shkruanin dhe të ndërtonin të ardhmen në gjuhën e tyre. Përgjegjësia jonë është ta vazhdojmë këtë punë me arsim publik cilësor, me mbështetje për mësimdhënësit, librin dhe shkencën, me ngritje të mësimdhënies e mësimnxënies, me kujdes për shqipen në institucione dhe me mundësi të qëndrueshme për mësimin e saj në mërgatë. Bashkimi që u ndërtua përmes shkronjave duhet të thellohet përmes dijes dhe mundësive të barabarta për çdo brez. Gëzuar Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe!”, thuhet në urimin e Qeverisë së Kosovës. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Dështojnë negociatat në COP31, BE-ja kundërshton draft-marrëveshjen për klimën

Dështojnë negociatat në COP31, BE-ja kundërshton draft-marrëveshjen për klimën

Arrestohet një shtetas zviceran në Mauritius, iu gjet kanabis në valixhe

Arrestohet një shtetas zviceran në Mauritius, iu gjet kanabis në valixhe

Bota nuk arrin marrëveshje për klimën, dështon samiti i OKB-së në Turqi

Bota nuk arrin marrëveshje për klimën, dështon samiti i OKB-së në Turqi