Për lexim të tretë u planifikuan, por në nismë të re u shndërruan. Ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, për të cilat nuk u arrit dakordim që të amandamentohen tash, do vijnë në Kuvend shpejt.

Se çka janë këto ndërhyrje që u bënë shkak edhe të kërkohet kthimi i ligjit nga presidentja, Justina Shiroka Pula ende nuk bëhet e ditur, por ka zotim në synimin e tyre.
Me këto ndërrime nuk dihet, por në përmbajtjen aktuale përkrahjen e Lidhjes Demokratike nuk e kanë. Kjo me arsyetimin se ky ligj veç krijon pritje të rrejshme, e sjell veç dëm.
Nga pushteti thonë se puna më e madhe për procesin e ish-krerëve të UÇK-së që u dënuan në Hagë, po bëhet edhe nga grupi i krijuar për veprimet shtetërore.
Janë apo jo votat e mjaftueshme që ligji në përmbajtjen e pandryshuar të mbetet, do dihet të premten, kur pritet që të sillet në Kuvend.
Për më shumë, ndiqeni kronikën:





