Italia kundër votimit të ndryshimeve për Specialen: Ngrenë shqetësime serioze për sundimin e ligjit

Italia kundër votimit të ndryshimeve për Specialen: Ngrenë shqetësime serioze për sundimin e ligjit

Italia kundër votimit të ndryshimeve për Specialen: Ngrenë shqetësime serioze për sundimin e ligjit

Ambasada e Italisë në Kosovë ka shprehur shqetësim lidhur me mundësinë që Kuvendi i Kosovës të votojë nesër ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Sponsor 3M Express

Në reagimin e saj, ambasada ka vlerësuar se ndryshimet e propozuara ngrenë shqetësime serioze për përmbushjen e zotimeve ndërkombëtare të Kosovës dhe respektimin e parimeve themelore të sundimit të ligjit.

Sipas ambasadës, shqetësimet lidhen veçanërisht me pavarësinë e gjyqësorit, mbrojtjen e viktimave dhe dëshmitarëve, vazhdimësinë e të drejtave procedurale dhe llogaridhënien efektive. Po ashtu, sipas saj, ndryshimet ngrenë pikëpyetje edhe për kushtetutshmërinë e tyre.

Ambasada italiane ka bërë të ditur se, që nga kthimi i ligjit në Kuvend për rishqyrtim, ua ka përcjellë autoriteteve kosovare shqetësimet dhe pritshmëritë e saj.

Ajo ka theksuar se ka kërkuar konsultime paraprake para miratimit të çfarëdo ndryshimi, në përputhje me zotimet ndërkombëtare të Kosovës.

“Na vjen keq që këto konsultime ende nuk janë zhvilluar”, thuhet në reagim.

Në fund, ambasada vlerëson se ligji në formën aktuale nuk do t’u shërbejë as interesave të Kosovës dhe as interesave të individëve që së fundmi janë dënuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Adrola Dushi mahnit me paraqitjen nga Amerika, shfaqet më në formë se kurrë

Adrola Dushi mahnit me paraqitjen nga Amerika, shfaqet më në formë se kurrë

Shqipëri-Finlandë, publikohen formacionet zyrtare

Shqipëri-Finlandë, publikohen formacionet zyrtare

Lista Studentore e Serbisë njofton për vizitën në Kosovë

Lista Studentore e Serbisë njofton për vizitën në Kosovë

Italia kundër votimit të ndryshimeve për Specialen: Ngrenë shqetësime serioze për sundimin e ligjit | Momenti