Që nga mbrëmë para Kuvendit, protestuesve u bashkohen nxënës e studentë në mbështetje të UÇK-së

Që nga mbrëmë para Kuvendit, protestuesve u bashkohen nxënës e studentë në mbështetje të UÇK-së
Në protestën para Kuvendit të Kosovës, krahas protestuesve që prej mbrëmjes së së dielës kanë qëndruar në protestë, tashmë janë mbledhur edhe një numër nxënësish dhe studentësh, në mbështetje të thirrjes së iniciativës “Jo në emrin tim”. Protestuesit kërkojnë nga deputetët miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të […]

Në protestën para Kuvendit të Kosovës, krahas protestuesve që prej mbrëmjes së së dielës kanë qëndruar në protestë, tashmë janë mbledhur edhe një numër nxënësish dhe studentësh, në mbështetje të thirrjes së iniciativës “Jo në emrin tim”.

Protestuesit kërkojnë nga deputetët miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Iniciativa kishte bërë thirrje për tubim sot në ora 08:00, në kohën kur zhvillohen aktivitetet para seancës së Kuvendit.

Në ndërkohë, në ora 08:00 pritet të shqyrtohet projektligji në Komisionin për Legjislacion, ndërsa në ora 09:00 pritet të nisë seanca plenare e Kuvendit, ku shqyrtimi i parë i projektligjit është pika e parë e rendit të ditës.

Po në ora 09:00, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka paralajmëruar protestë para Kuvendit, me kërkesën që deputetët të votojnë ndryshimet ligjore.

Protestuesit e iniciativës “Jo në emrin tim” kanë qëndruar gjatë natës pranë Kuvendit, ndërsa në mëngjes u kanë bërë thirrje qytetarëve që t’u bashkohen në Sheshin “Skënderbeu”. /Telegrafi/

Lexo edhe

Ambasadori i BE-së për Britaninë: Topi është në fushën e Londrës për të ardhmen e marrëdhënieve

Ambasadori i BE-së për Britaninë: Topi është në fushën e Londrës për të ardhmen e marrëdhënieve

Tre “gladiatorët” e Kosovës: Vojvoda, Dellova e Krasniqi nuk humbën asnjë minutë në katër ndeshje

Tre “gladiatorët” e Kosovës: Vojvoda, Dellova e Krasniqi nuk humbën asnjë minutë në katër ndeshje

1,449 gjoba dhe 32 aksidente në një javë në rajonin e Ferizajt

1,449 gjoba dhe 32 aksidente në një javë në rajonin e Ferizajt