Qazim Laçi vazhdon shkëlqimin në Turqi, shënon gol në fitoren dramatike të Rizesporit

Qazim Laçi vazhdon shkëlqimin në Turqi, shënon gol në fitoren dramatike të Rizesporit

Qazim Laçi vazhdon shkëlqimin në Turqi, shënon gol në fitoren dramatike të Rizesporit

Qazim Laçi vazhdon të shkëlqejë në futbollin turk, duke qenë protagonist në fitoren e rëndësishme të Rizesporit ndaj Kasimpashas.

Sponsor 3M Express

Skuadra e Rizesporit triumfoi të premten mbrëma me rezultat 3-2, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 13-të të Superligës së Turqisë.

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë ishte autor i golit të parë të takimit, kur në minutën e 22-të realizoi për 1-0, duke i dhënë epërsinë skuadrës së tij.

Laçi 30-vjeçar qëndroi në fushë deri në minutën e 86-të dhe ishte lojtari më i dalluar në këtë përballje.

Për mesfushorin shqiptar ky ishte goli i katërt në 13 ndeshje të zhvilluara këtë edicion, ndërsa ka regjistruar edhe një asistim.

Me këtë fitore, Rizespori ngjitet në kuotën e 20 pikëve dhe mban vendin e nëntë në tabelë, ndërsa Kasimpasha mbetet në pozitën e pestë me tri pikë më shumë./Telegrafi/

Lexo edhe

Stuhitë godasin SHBA-në, qindra mijëra persona mbesin pa rrymë dhe anulohen qindra fluturime

Stuhitë godasin SHBA-në, qindra mijëra persona mbesin pa rrymë dhe anulohen qindra fluturime

Jagxhiu: Po zgjerojmë infrastrukturën digjitale në arsim

Jagxhiu: Po zgjerojmë infrastrukturën digjitale në arsim

Ethan Mbappe vazhdon kontratën me Lille deri në vitin 2029

Ethan Mbappe vazhdon kontratën me Lille deri në vitin 2029