PSV Eindhoven ka shfaqur interesim për transferimin e mesfushorit shqiptar me pasaportë zvicerane, Ardon Jashari, dhe po shqyrton mundësinë e afrimit të tij gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sipas gazetarit Sacha Tavolieri, gjigantët holandezë e kanë identifikuar 24-vjeçarin si një objektiv të rëndësishëm dhe tashmë kanë kontaktuar përfaqësuesit e tij për të diskutuar kushtet e mundshme të kontratës.
PSV po synon ta realizojë marrëveshjen në formë huazimi, me opsionin e blerjes në fund të sezonit.
Jashari po përballet me konkurrencë të fortë për një vend në formacionin titullar të Milanit këtë sezon. Ndonëse ka qenë titullar në të gjitha ndeshjet e Ligës së Evropës, në Serie A ka nisur vetëm tri nga dhjetë ndeshjet e zhvilluara.
Megjithatë, mesfushori ka arritur të lërë gjurmë edhe në kampionatin italian, duke shënuar në fitoren 5-1 të javës së kaluar kundër Frosinones.
Jashari iu bashkua Milanit nga Club Brugge vitin e kaluar, në një transferim që kapte vlerën e 39 milionë eurove. Sezoni i tij debutues në San Siro u karakterizua nga problemet me lëndime dhe minutazhë e kufizuar në fushën e lojës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali





