Rama për muralin: Nëse tentojnë të na ndalin jashtëligjshëm, do të ballafaqohemi me ta

Rama për muralin: Nëse tentojnë të na ndalin jashtëligjshëm, do të ballafaqohemi me ta

Rama për muralin: Nëse tentojnë të na ndalin jashtëligjshëm, do të ballafaqohemi me ta

Në një deklarim nga vendi ku ishte paraparë të vendosej murali i “Nënës Terezë”, Rama ka thënë se projekti është financuar nga Kryeqyteti, ka marrë votën e të gjithë asamblistëve dhe lejen nga Drejtoria e Shërbimeve Publike, duke kaluar të gjitha fazat ligjore.

Sponsor 3M Express

Ai ka thënë se, pavarësisht kësaj, po tentohet të bllokohet instalimi i muralit në mënyrë të jashtëligjshme.

“Këtu, në shesh, në kryeqytet, ku sot jemi këtu për me vendos muralin e ikonës shqiptare të madhes, të shenjtës Nënës Terezë, një figurë e madhe, e madhe kombëtare e mbarëkombëtare, e botërore. Me të cilën njihet populli shqiptar. E që sot këtu përkundër faktit që ky projekt është i financuar prej kryeqytetit, e ka marrë votën e të gjithë asamblejistëve, e ka marrë lejen nga Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe i ka kaluar të gjitha fazat ligjore, tash po tentohet që në mënyrë jo ligjore të bllokohet instalimi i këtij murali. Kjo është e papranueshme, është e patolerueshme. Pra, kemi një proces diktatorial të kësaj qeverie, që e keni pa tash e sa vite bllokon rregullisht projektet e kryeqytetit, duke filluar me sheshin, me rrugën A, Xhim Xhema, duke vazhduar me nënkalimin Agim Ramadari, me ishullin urban e me shumë e shumë projekte tjera, pra, me të cilat jemi ballafaquar edhe bulevardin Gjorgji Bush, e tash vazhdojnë me bllokada të jashtëligjshme”, ka deklaruar Rama.

Ndërkaq, drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Leutrim Retkoceri, ka thënë se që nga e premtja e kaluar zyrtarët komunalë kanë qenë duke i njoftuar institucionet dhe duke u përpjekur për realizimin e projektit, por punimet po pengohen pa u prezantuar ndonjë dokument zyrtar.

“Nga e premtja e kaluar, ne jemi këtu duke i njoftuar zyrtarët e duke u përpjekur me u realizuar ky projekt. Është duke u penguar, pa u prezantuar asnjë dokument zyrtar. Fatkeqësisht, sot do të duhej të ishte festë ku 28 nëntori na bashkon. Na bashkon edhe e madhja Nëna Terezë, dhe ne po duhet me u ballafaqu me bllokada dhe pengesa të tilla, të panevojshme, që nuk i çojnë të mira askujt. Ministria e ka bërë një reagim. Reagimi është lajthitëse kundërthënës. Në një anë thotë se nuk na kanë pyet që nuk është e vërtetë, dhe në anën tjetër thotë: ne nuk jemi kundër, por nuk e lejojmë. Çka i bjen kjo? Është mirë me dalë publikisht kush do të shikojë prej zyrtarëve me fol. Zyrtarët e Ministrisë së Lartë e kemi potencuar edhe dje, kanë dalë me i pengu zyrtarët duke i bërë punimet e tyre, edhe punëkryesit. Në anën tjetër është presion i jashtëzakonshëm nga institucionet me pengu këtë projekt, pa vendime zyrtare”, ka deklaruar Retkoceri.

Pas deklaratës së Retkocerit, Rama ka debatuar edhe me komandantin e policisë, duke këmbëngulur që punimet për vendosjen e muralit të vazhdojnë. Ai ka thënë se punëtorët kanë urdhër për instalimin e muralit dhe se do të kundërshtojnë çdo pengesë që, sipas tij, bëhet në mënyrë të jashtëligjshme.

“Deri sa punëtorët e kanë urdhrin për me instalu muralin. E nëse provojnë me na ndalë jashtëligjshëm, atëherë normal që do të ballafaqohemi me ta”, ka deklaruar Rama.

Rama dhe Retkoceri kanë pretenduar se pengesat ndaj projektit po bëhen pa vendime zyrtare, ndërsa kanë kërkuar që të lejohet realizimi i muralit kushtuar Nënë Terezës.

Rama ka debatuar me komandantin e policisë duke insistuar që punimet për ndërtimin e muralit të vazhdojnë.

Rama po vazhdon të qëndrojë në sheshin “Zahir Pajaziti” duke këmbëngulur që murali te vendoset.

Drejtori Retkoceri ka dorëzuar një dokument në institucione për vijimin e punimeve. /kp/

Lexo edhe

Urimi i Abdixhikut për 28 nëntor: Secili brez ka përgjegjësinë e vet ndaj atdheut

Urimi i Abdixhikut për 28 nëntor: Secili brez ka përgjegjësinë e vet ndaj atdheut

Alarm për dron në aeroportin e Këlnit në Gjermani, pezullohen përkohësisht të gjitha fluturimet

Alarm për dron në aeroportin e Këlnit në Gjermani, pezullohen përkohësisht të gjitha fluturimet

Arrestohet 22 vjeçari shqiptar në Itali, kapet duke shitur kokainë

Arrestohet 22 vjeçari shqiptar në Itali, kapet duke shitur kokainë

Rama për muralin: Nëse tentojnë të na ndalin jashtëligjshëm, do të ballafaqohemi me ta | Momenti