PSV Eindhoven ka shfaqur interesim për transferimin e Ardon Jasharit dhe po përgatit një ofertë për mesfushorin shqiptar të Milanit.

Sipas Sky Sport Switzerland, klubi holandez synon ta transferojë atë në janar në formë huazimi, me të drejtë blerjeje të kartonit në fund të sezonit. PSV tashmë ka kontaktuar përfaqësuesit e futbollistit për të mësuar kushtet e mundshme të marrëveshjes.
Jashari po shqyrton mundësinë e një aventure të re, pasi në Milan nuk ka arritur të sigurojë një vend të rregullt në formacion. Megjithatë, largimi i tij ende nuk është konfirmuar dhe për mesfushorin ka interesim edhe nga klube të tjera.





