Policia jep detaje për aksionin në Fushë Kosovë, arrestohen dy persona

Policia jep detaje për aksionin në Fushë Kosovë, arrestohen dy persona

Policia jep detaje për aksionin në Fushë Kosovë, arrestohen dy persona

Sipas Policisë, në këtë operacion kanë intervenuar njësitë speciale, njësitë e reagimit të shpejtë dhe ato patrulluese, pasi sipas informacioneve fillestare, një person i dyshuar, mashkull kosovar i nacionalitetit serb, kishte kërcënuar një qytetar me armë.

Policia ka bërë të ditur se pas identifikimit të të dyshuarit, ai nuk u është bindur urdhrave për ndalim dhe dorëzim, por është mbyllur brenda banesës së tij.

Sponsor 3M Express

“Policia e Kosovës, ka siguruar vendin duke vënë perimetrin e sigurisë rreth zonës së banimit të personit të dyshuar, me të cilin në forma të ndryshme ka komunikuar dhe ka kërkuar që të dorëzohet në formë të sigurt dhe pa pasoja, mirëpo i njejti ka rezistuar dhe nuk iu është bindur urdhrave zyrtar policorë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas njoftimit, zyrtarët e njësisë speciale intervenuese, njësisë speciale operative, njësive të rendit publik dhe njësisë K9 kanë vëzhguar për një kohë të gjatë veprimet e të dyshuarit, duke e mbajtur situatën nën kontroll.

Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme për dorëzim, i dyshuari nuk ka pranuar t’u bindet urdhrave, çka ka bërë që njësitë policore të ndërhyjnë me forcë për të hyrë në banesë.

“Edhe përkundër thirrjeve të vazhdueshme të policisë për dorëzim të personit të dyshuar, i njejti nuk është dorëzuar, dhe më pas njësitë janë detyruar që me forcë, me mjete të forta, të hapin derën dhe të futen brenda në banesë”, thuhet tutje në njoftim.

Policia ka konfirmuar se gjatë ndërhyrjes është arrestuar personi i dyshuar për kanosje, si dhe një person tjetër, mashkull kosovar, i cili ndodhej brenda banesës dhe kishte penguar zyrtarët policorë.

Në këtë operacion kanë qenë të angazhuara edhe ekipet e zjarrfikësve dhe të ambulancës, ndërsa ekzaminimi i vendit të ngjarjes është duke vazhduar nga njësitë përkatëse policore.

Policia ka theksuar se, varësisht nga rrethanat dhe niveli i rrezikshmërisë, angazhon njësitë e saj për t’u dalë në ndihmë qytetarëve dhe për t’i sjellë personat e dyshuar para organeve të drejtësisë.

“Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe duartrokitjet e tyre ndaj policisë, pas përfundimit me sukses të këtij operacioni”, thuhet në njoftim.

Sipas Policisë, të gjitha veprimet e mëtejshme po ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.

Më herët, RTKlive raportoi se ngjarja kishte ndodhur në rrugën “28 Nëntori”, në objektet e njohura si “Banesat e Bardha”, ku një person dyshohej se kishte kërcënuar me aktivizimin e një mjeti shpërthyes brenda banesës. Sipas raportimit të gazetarit Alban Selimi, operacioni policor kishte zgjatur rreth tri orë, ndërsa pas arrestimit në vendngjarje kishin qëndruar edhe ekipet e specializuara për deminim. 

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Tuttosport: Zhegrova fiton “zemrën” e Spallettit, kosovari mes katër lojtarëve që po fiton rëndësi te Juventusi

Tuttosport: Zhegrova fiton “zemrën” e Spallettit, kosovari mes katër lojtarëve që po fiton rëndësi te Juventusi

Protestat në Tiranë, dhjetëra persona marrin ndihmë mjekësore – të gjithë jashtë rrezikut për jetën

Protestat në Tiranë, dhjetëra persona marrin ndihmë mjekësore – të gjithë jashtë rrezikut për jetën

Lituania ndan mbi 38 milionë dollarë për furnizimin me karburant të ushtrisë

Lituania ndan mbi 38 milionë dollarë për furnizimin me karburant të ushtrisë