Protestat në Tiranë, reagon delegacioni i BE-së

Protestat në Tiranë, reagon delegacioni i BE-së

Protestat në Tiranë, reagon delegacioni i BE-së

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë ka shprehur shqetësim për përshkallëzimin e dhunshëm të protestës së studentëve dhe përplasjet me forcat e Policisë së Shtetit.

Sponsor 3M Express

Përmes një reagimi, delegacioni thotë se është në dijeni të pretendimeve për përdorim të tepruar të dhunës nga policia ndaj protestuesve dhe gazetarëve.

Për këtë arsye, kërkon që veprimet e policisë të jenë proporcionale dhe të respektojnë të drejtat themelore, ndërsa rastet e raportuara të hetohen me përparësi, raporton A2CNN.

 REAGIMI

Ne shprehim shqetësim në lidhje me përshkallëzimin e dhunshëm të protestës në Tiranë.

Liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore dhe vlera thelbësore evropiane. Ato duhet të respektohen dhe të ushtrohen në mënyrë paqësore.

Ne jemi në dijeni të pretendimeve për përdorim të tepruar të dhunës nga policia ndaj protestuesve dhe gazetarëve.

Presim që veprimet e policisë të jenë proporcionale dhe të respektojnë të drejtat themelore, siç edhe presim që këto raste të hetohen me përparësi.

Inkurajojmë të gjitha palët të ulin tensionet.

Dialogu konstruktiv ndërmjet të gjithë aktorëve të përfshirë është e vetmja rrugë përpara.

Lexo edhe

Grabovci: Vendimi i Speciales ndaj ish-krerëve të UÇK-së tejkalon kufijtë e Kosovës (VIDEO)

Grabovci: Vendimi i Speciales ndaj ish-krerëve të UÇK-së tejkalon kufijtë e Kosovës (VIDEO)

Retkoceri bën thirrje për hapjen e deponisë së Mirashit, paralajmëron veprime

Retkoceri bën thirrje për hapjen e deponisë së Mirashit, paralajmëron veprime

Komuna e Prishtinës do bëjë kallëzim penal për mbylljen e deponisë së mbeturinave

Komuna e Prishtinës do bëjë kallëzim penal për mbylljen e deponisë së mbeturinave