Protesta në Tiranë, dita e gjashtë: Të rinjtë kërcejnë para policisë, njëri gris certifikatën e Olimpiadës së Historisë

Sot (e diele) është dita e gjashtë e protestës së nisur nga studentët në Tiranë, të cilëve u janë bashkuar edhe qytetarë të tjerë.

Edhe sot, protestuesit janë mbledhur pranë Ministrisë së Arsimit, ku janë parë të rinj me dhe pa maska, me flamuj kombëtarë në duar dhe duke brohoritur për dorëheqjen e kryeministrit shqiptar.

Sponsor 3M Express

Protesta e sotme ka nisur me një atmosferë ndryshe, pasi disa të rinj kanë kërcyer dhe kënduar në mes të rrugës, përballë efektivëve të Policisë.

Njëri prej tyre u ka bërë thirrje bashkëprotestuesve të mos ushtrojnë dhunë ndaj policisë, ndërsa u ka kërkuar edhe efektivëve që të veprojnë në të njëjtën mënyrë dhe të shmangin përplasjet.

Në shenjë revolte, i riu ka grisur certifikatën që kishte marrë si fitues i Olimpiadës së Historisë, duke e bërë këtë veprim pjesë të protestës së sotme.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Era Istrefi reagon për protestat në Shqipëri: Ndoshta ka ardhur koha për një revolucion

Era Istrefi reagon për protestat në Shqipëri: Ndoshta ka ardhur koha për një revolucion

JD Vance fajëson emigracionin për protestat në Francë

JD Vance fajëson emigracionin për protestat në Francë

LEX | 53 kilogramë marihuanë në Velekincë, Gjykata ua cakton nga një muaj paraburgim Burim Ademit dhe Sadri Halimit

LEX | 53 kilogramë marihuanë në Velekincë, Gjykata ua cakton nga një muaj paraburgim Burim Ademit dhe Sadri Halimit

Protesta në Tiranë, dita e gjashtë: Të rinjtë kërcejnë para policisë, njëri gris certifikatën e Olimpiadës së Historisë | Momenti