Prokuroria tregon se si u parandalua vrasja e rëndë ndaj Vigan Bekqelit në Prishtinë, operacion i përbashkët me Policinë dhe AKI-në

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se ka parandaluar një vrasje të rëndë në kryeqytet, pas një operacioni të përbashkët me Policinë e Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI).

Sponsor 3M Express

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se cak i dyshuar i planit për vrasje ishte Vigan Bekqeli, rreth 36-vjeçar.

Në këtë rast po hetohen katër persona: Evatar Ajvazi, Bekim Rexhepi, Gëzim Begu dhe Fidaim Hoti.

Lidhur me rastin, tre persona janë ndaluar për 48 orë, nën dyshimin për përgatitjen e vrasjes së rëndë në bashkëkryerje dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas Prokurorisë, operacioni është zhvilluar më 28 dhe 29 nëntor, nën udhëheqjen e Prokurorit të Shtetit, ndërsa janë kryer kontrolle dhe bastisje në disa lokacione në Prishtinë, Obiliq dhe Gjakovë.

Gjatë aksionit janë sekuestruar dy armë të shkurtra, përfshirë një pistoletë me shurdhues dhe pesë fishekë, e cila është gjetur në automjetin e njërit prej të dyshuarve, si dhe një armë e llojit TT me shtatë fishekë, e gjetur në shtëpinë e njërit prej personave të dyshuar.

Prokuroria ka bërë të ditur se brenda afatit ligjor do t’i drejtohet gjykatës kompetente me kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre të ndaluarve.

Ndërkohë, hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rastit dhe lokalizimin e personave të tjerë të dyshuar që ndodhen në arrati.

Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Oficeri shqiptaro-amerikan diplomon në akademinë federale të zbatimit të ligjit në SHBA

Oficeri shqiptaro-amerikan diplomon në akademinë federale të zbatimit të ligjit në SHBA

Prokuroria zbulon detajet e operacionit ku u kapën tre persona – u përfshi dhe AKI-ja

Prokuroria zbulon detajet e operacionit ku u kapën tre persona – u përfshi dhe AKI-ja

Reshjet e borës, vetura rrokulliset në greminë në Rugovë të Pejës

Reshjet e borës, vetura rrokulliset në greminë në Rugovë të Pejës