91 molotovë dhe 166 fishekzjarrë për protestën e 28 Nëntorit, arrestohet 29-vjeçarja në Tiranë

91 molotovë dhe 166 fishekzjarrë për protestën e 28 Nëntorit, arrestohet 29-vjeçarja në Tiranë

91 molotovë dhe 166 fishekzjarrë për protestën e 28 Nëntorit, arrestohet 29-vjeçarja në Tiranë

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Distribution of Elements”, në kuadër të hetimeve për sigurimin dhe shpërndarjen e sendeve të kundërligjshme që dyshohet se do të përdoreshin gjatë protestës së zhvilluar më 28 Nëntor në kryeqytet.

Sponsor 3M Express

Në kuadër të këtij operacioni është arrestuar një 29-vjeçare, ndërsa dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim.

E arrestuara është shtetasja me inicialet Fatime Paja., e cila u lokalizua në rrugën “Qemal Stafa”, teksa udhëtonte me një automjet tip “Fiat”.

Gjatë kontrollit të makinës, efektivët gjetën dhe sekuestruan 91 koktej molotov, 166 fishekzjarrë, 17 kapsolla, 59 tuba metalikë, dy maska kundragaz, si dhe veshje, doreza, maska, kapele, dy telefona celularë dhe sende të tjera.

Nga hetimet dyshohet se 29-vjeçarja vepronte në bashkëpunim me dy shtetasit I. M., 28 vjeç dhe R. S., 39 vjeç, të cilët janë shpallur në kërkim. Sipas Policisë, ata siguronin dhe shpërndanin sende të kundërligjshme për t’ua vënë në dispozicion pjesëmarrësve në protestë, me qëllim përdorimin e tyre në akte të dhunshme ndaj punonjësve të Policisë dhe institucioneve shtetërore.

Operacioni u zhvillua nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit.

Ndërkohë, vijon puna për kapjen e dy personave të shpallur në kërkim, identifikimin e personave të tjerë të dyshuar si të përfshirë dhe dokumentimin e plotë të veprimtarisë së paligjshme.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme. /euronews/

Lexo edhe

Reshjet e borës, vetura rrokulliset në greminë në Rugovë të Pejës

Reshjet e borës, vetura rrokulliset në greminë në Rugovë të Pejës

Prokuroria tregon se si u parandalua vrasja e rëndë ndaj Vigan Bekqelit në Prishtinë, operacion i përbashkët me Policinë dhe AKI-në

Prokuroria tregon se si u parandalua vrasja e rëndë ndaj Vigan Bekqelit në Prishtinë, operacion i përbashkët me Policinë dhe AKI-në

Rama: Ekipet e Kryeqytetit janë në terren (FOTO)

Rama: Ekipet e Kryeqytetit janë në terren (FOTO)