Sipas Prokurorisë, pas pranimit të informatave lidhur me një deklaratë përmes së cilës dyshohet se është kërcënuar deputeti, prokurori kujdestar nga Departamenti i Përgjithshëm ka autorizuar Njësinë e Hetimeve të Përgjithshme të Policisë për ndërmarrjen e veprimeve urgjente.
Prokuroria dhe Policia e Kosovës janë duke i zhvilluar hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit dhe identifikimin e personit përgjegjës.

Prokuroria ka bërë të ditur se do të vazhdojë bashkëpunimin me Policinë dhe do të ndërmarrë veprimet e mëtejshme në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.
Burimi: RTKLive




