Tetë prona të paluajtshme, tetë automjete dhe disa kompani farmaceutike, mes tyre ‘Medicamenta’, ‘Mega Store’, ‘Unipharma’ dhe ‘Italialbania Pharma’, me vlerë 10 milionë euro, janë vënë nën sekuestro me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës.

Pasuritë janë të I.Sh i cili rezulton i dënuar në Itali dhe është në hetim në Shqipëri për dyshime mbi kontrabandën e ilaçeve nga Italia.
Sipas hetimeve të Prokurorisë, I.Sh dyshohet se ka krijuar një pasuri të pajustifikuar ekonomikisht, përmes aktivitetit kriminal. Në fokus të hetimit pasuror është edhe një skemë e dyshuar e kontrabandës së produkteve farmaceutike, përmes manipulimit të dokumentacionit doganor mes Italisë dhe Shqipërisë.
Nga hetimet rezulton se ilaçet bliheshin në Itali me fatura të rregullta, ku deklaroheshin më shumë se 10 artikuj farmaceutikë. Në momentin e eksportit, dokumentacioni paraqitej me vlerën dhe peshën reale në doganën italiane.
Ndërsa në doganën shqiptare, sipas skemës së dyshuar, lista e produkteve shkurtohej dhe deklaroheshin vetëm katër ose pesë artikuj, duke lënë pjesën tjetër jashtë dokumentacionit doganor.
Një pjesë e barnave dyshohet se futej në tregun shqiptar pa dokumentacion të rregullt, ndërsa më pas legalizohej përmes një operatori tjetër, me qëllim fshehjen e origjinës së tyre.
Në dosjen e hetimit evidentohet gjithashtu se shtetasi Ilir Shehu ka krijuar dy godina biznesi në Tiranë me kapital të krijuar pas dënimit në Itali për trafik ndërkombëtar droge. Prokuroria ka analizuar edhe të dhënat mbi të kaluarën e tij kriminale, duke evidentuar dënime për veprat penale “Përfitim i mallrave të vjedhura”, “Pengmarrje” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.
Në kuadër të masës së sekuestrimit janë përfshirë tetë pasuri të paluajtshme në emër të I.Sh, një pronë në emër të ‘Mega Store’, gjashtë prona në emër të H.Sh., si dhe tetë automjete.
Në listën e automjeteve janë një Mercedes-Benz GLE i vitit 2019, një Skoda Kodiaq e vitit 2019, një Volkswagen Jetta i vitit 2015, një Volkswagen Caddy i vitit 2018, një Volkswagen ID.3 i vitit 2024, një Land Rover Defender dhe dy automjete Peugeot të vitit 2018.
Krahas pronave dhe automjeteve, kërkesa për sekuestrim përfshin edhe subjektet tregtare ‘Medicamenta’ shpk, ‘Mega Store’ shpk, ‘Unipharma’ shpk dhe ‘Italialbania Pharma’ shpk, si dhe subjekte të tjera të lidhura me shtetasin nën hetim.
Njoftimi i plotë:
I dënuar në Itali për trafik droge në hetim në Shqipëri për kontrabandë ilaçesh, Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e shtetasit Ilir Shehu kompanitë dhe pronat
Sekuestrohen me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të shtetasit Ilir Shehu alias Ilir Pasholli, përfshirë subjektet ‘Medicamenta’, ‘Mega Store’, ‘Unipharma’ dhe ‘Italialbania Pharma’ si dhe tetë prona të paluajtshme dhe tetë automjete dhe prona të regjistruara në subjekte të lidhura me të.
Nga hetimet mbi procedimin pasuror nr.23, të nisur mbi bazën e akteve të përcjella nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit mbi ankesën se ky shtetas dhe personat e lidhur me të zotërojnë një sërë pasurish të përfituara në mënyrë të paligjshme nga përfshirja në ativitetin kriminal të lëndëve narkotike, rezultoi se Ilir Shehu ishte zbuluar nga autoritetet italiane si pjesë e një skeme të sofistikuar kontrabande me ilaçe mes Italisë dhe Shqipërisë.
Nga hetimet rezultoi se ai kryente blerje të ilaçeve në Itali me faturë zyrtare, ku regjistronte mbi 10 artikuj të ndryshëm farmaceutikë. Në momentin e eksportit për në Shqipëri, dokumentacioni kalon doganën italiane me vlerë dhe peshë reale. Në doganën shqiptare ndodhte manipulim pasi ruhej vlera dhe pesha por shkurtohej lista e artikujve, duke deklaruar vetëm 4 ose 5 produkte, ndërsa pjesa tjetër futej në tregun shqiptar pa dokumentacion të rregullt. Një pjesë e këtyre barnave, legalizohen nëpërmjet një operatori tjetër, me qëllim të fshihen gjurmët e origjinës së kontrabandës.
Ky shtetas rezultoi se krijoi një pasuri të ngritur mbi aktivitet kriminal dhe mungesë kontrolli institucional. Ai zotëron dy godina biznesi në Tiranë, të krijuar me kapital pas dënimit për trafik ndërkombëtar droge në Itali. Për më tepër, aksioneri italian i Medicamenta është një shtetas italian nën akuzë për korrupsion në vendin e tij. Pavarësisht këtyre fakteve, kompanitë e Shehut kanë operuar lirisht në tregun shqiptar, pa iu nënshtruar ndonjë kontrolli serioz pasuror ose ligjor, edhe pse ligji antimafia parashikon sekuestrim të pasurive për individë të dënuar për trafik ndërkombëtar droge.
Nga analiza e fakteve dhe e dokumentacionit të administruar për sa i përket pasurisë se luajtshme të shtetasit I. Sh. alias I.P., rezulton se kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se kjo pasuri e luajtshme, të jetë fituar si rezultat i veprimtarisë së tij kriminale, i dënuar për kryerjen e veprave penale “Përfitim i mallrave të vjedhura”, “Pengmarrje” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.
Për sa më sipër, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, kërkoi sekuestrimin e pasurisë të paluajtshme e të luajtshme të subjekteve si më poshtë vijon:
Pasuritë në emër të subjektit I.Sh., alias P:
1. Pasuria me nr. 211/1/59, Z.K 2119, vol. 12, fq. 12, Rurale 2,
2. Pasuria me nr. 53/84, Z.K 2735, vol. 9, fq. 219, Rurale 1,
3. Pasuria me nr. 211/1/46, Z.K 2119, vol. 10, fq. 237, Rurale 2,
4. Pasuria me nr. 211/1/45, Z.K 2119, vol. 10, fq. 236, Rurale 2,
5. Pasuria me nr. 211/1/42, Z.K 2119, vol. 10, fq. 218, Rurale 2,
6. Pasuria me nr. 211/1/48, Z.K 2119, vol. 11, fq. 76, Rurale 2,
7. Pasuria me nr. 211/1/72, Z.K 2119, vol. 12, fq. 149, Rurale 2,
8. Pasuria me nr. 211/1/91, Z.K 2119, vol. 14, fq. 8, Rurale 2.
Për subjektin: Mega Store shpk:
1. Pasuria me nr. 211/1/49, Z.K 2119, vol. 11, fq. 77, Ruale 2.
Pasuri të luajtshme: MEGASTORE:
1. Peugeot, vitprodhimi 2018,
2. Volksëagen Jetta, vitprodhimi 2015,
3. Mercedez Benz GLE 2019,
4. Skoda Kodiaq, vitprodhimi 2019,
5. Volksëagen Caddy, vitpordhimi 2018,
6. Volksëagen ID.3, vitprodhimi 2024,
7. Land Rover Defender,
8. Peugeot, vitprodhii 2018.
Sekuestrimin e subjektit:
1. ‘I. Sh’, PF; subjektin ‘MEDICAMENTA’ shpk,
2. Subjektin ‘MEGASTORE’ shpk;
3. Subjektin I.Sh. PF;
4. Subjektin I.Sh. PF;
5. Subjektin ‘UNIPHARMA’ shpk; dhe
6. Subjektin ‘ITALIALBA PHARMA’ shpk.
Pasuritë në emër të subjektit H.Sh:
1. Pasuria me nr. 218, Z.K 3640, vol. 3, fq. 144, ZVRPP Elbasan,
2. Pasuria me nr. 221, Z.K 3640, vol. 3, fq. 146, ZVRPP Elbasan,
3. Pasuria me nr. 284, Z.K 3640, vol. 2, fq. 141, ZVRPP Elbasan,
4. Pasuria me nr. 175, Z.K 3640, vol. 3, fq. 103, ZVRPP Elbasan,
5. Pasuria me nr. 1001, Z.K 3640, vol. 4, fq. 8, ZVRPP Elbasan, dhe
6. Pasuria me nr. 100/8, Z.K 3640, vol. 4, fq. 16, ZVRPP Elbasan. /Tch/





