Profesori Gërguri: Gjuha e urrejtjes në rrjete sociale duhet të dënohet (VIDEO)

Profesori Gërguri: Gjuha e urrejtjes në rrjete sociale duhet të dënohet (VIDEO)

Profesori Gërguri: Gjuha e urrejtjes në rrjete sociale duhet të dënohet (VIDEO)

Profesori universitar i Gazetarisë, Dren Gërguri, ka folur për gjuhën e urrejtjes ndaj gazetarëve, veçanërisht në rrjetet sociale.

Sponsor 3M Express

Përmes studios së Kiks Kosova, ai ka thënë se gjuha e urrejtjes në rrjetet sociale duhet të dënohet, në mënyrë që publiku ta kuptojë se duhet të jetë i kujdesshëm me mënyrën se si shprehet.

Sipas tij, shoqëria kosovare ende nuk është e përgatitur për përdorimin e rrjeteve sociale dhe shpesh krijohet përshtypja se, vetëm pse teknologjia e mundëson një veprim, atëherë mund të bëhet gjithçka.

Gërguri ka folur edhe për përgjegjësinë e gazetarëve, duke theksuar nevojën për ruajtjen e standardeve profesionale të gazetarisë.

Ai ka thënë se krahas kësaj, duhet të përmirësohet edhe gjendja ekonomike e gazetarëve.

Ndërkaq, pavarësisht sulmeve dhe fyerjeve ndaj gazetarëve, sipas tij, interesimi i të rinjve për të studiuar gazetarinë nuk ka rënë. Përkundrazi, ai thotë se ky interesim është rritur.

Lexo edhe

Rama dhjetëfishon pensionin e 117-vjeçares, Qamile Marra

Rama dhjetëfishon pensionin e 117-vjeçares, Qamile Marra

Arda Turan pranë stolit të Turqisë

Arda Turan pranë stolit të Turqisë

Dërguti: Presioni i protestës ndikoi në votimin e Ligjit për Specialen dhe presidenten (VIDEO)

Dërguti: Presioni i protestës ndikoi në votimin e Ligjit për Specialen dhe presidenten (VIDEO)