Profesionistët shëndetësorë shqiptarë në Zvicër lidhin bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë në Kosovë

ALBA HEALTH – Lidhja e Spitex-ve dhe Infermierëve Shqiptarë në Zvicër ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Ministrinë e Shëndetësisë në Kosovë, përmes së cilës synohet që përvoja dhe njohuritë e profesionistëve shëndetësorë shqiptarë në Zvicër të kontribuojnë në avancimin e sistemit shëndetësor në Kosovë, shkruan Telegrafi.

Sponsor 3M Express

Marrëveshja u nënshkrua nga zëvendësministri i Shëndetësisë, Dr. Arsim Berisha, dhe kryetari i ALBA HEALTH, Ekrem Hasani.

Në takimin ku u bë nënshkrimi ishte e pranishme edhe kryesia e ALBA HEALTH, e përfaqësuar nga Ekrem Hasani, Shqipe Halili, Rexhep Rama, Ali Murtaj dhe Nezir Tishuki.

Pas takimit, ALBA HEALTH ka shprehur falënderim për ministrin e Shëndetësisë dhe në veçanti për zëvendësministrin Arsim Berisha, për mikpritjen dhe gatishmërinë për bashkëpunim me profesionistët shëndetësorë shqiptarë në Zvicër.

Bashkëpunimi parasheh shkëmbim përvojash, trajnime, edukim të vazhdueshëm dhe projekte të përbashkëta, përmes të cilave ekspertiza e profesionistëve shqiptarë në Zvicër synohet të shndërrohet në kontribut konkret për zhvillimin e shërbimeve shëndetësore në Kosovë.

ALBA HEALTH e ka vlerësuar marrëveshjen si një hap të rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve profesionale ndërmjet mërgatës shqiptare në Zvicër dhe institucioneve shëndetësore në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e veçantë të bashkëpunimit në fushën e kujdesit shtëpiak.

“Bashkëpunimi, besimi dhe përkushtimi i përbashkët janë çelësi i suksesit”, thuhet në mesazhin e ALBA HEALTH, e cila ka shprehur mirënjohje për pritjen dhe urimin që marrëveshja të jetë e qëndrueshme dhe të sjellë rezultate të prekshme për profesionistët shëndetësorë dhe qytetarët./Telegrafi/

Postimi i plotë:

Lexo edhe

A mund ta zhdukë një pilulë kancerin e pankreasit? Ilaçi që po konsiderohet përparimi më i madh në dekada

A mund ta zhdukë një pilulë kancerin e pankreasit? Ilaçi që po konsiderohet përparimi më i madh në dekada

Tom Hiddleston dhe e fejuara Zawe Ashton shfaqen të dashuruar në publik, aktori flet për jetën si baba

Tom Hiddleston dhe e fejuara Zawe Ashton shfaqen të dashuruar në publik, aktori flet për jetën si baba

Deputetja e Pavarur e Shqipërisë Marjana Koçeku, vizitë dhe intervistë në ‘RADIO 1’: Rinia, guximi dhe vlerat njerëzore në një shoqëri që ka nevojë të ndryshojë

Deputetja e Pavarur e Shqipërisë Marjana Koçeku, vizitë dhe intervistë në ‘RADIO 1’: Rinia, guximi dhe vlerat njerëzore në një shoqëri që ka nevojë të ndryshojë

Profesionistët shëndetësorë shqiptarë në Zvicër lidhin bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë në Kosovë | Momenti