Privoi nga jeta tre persona, kapet shqiptari në New York

Privoi nga jeta tre persona, kapet shqiptari në New York

Privoi nga jeta tre persona, kapet shqiptari në New York

Një 52-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar prej vitit 2001 dhe i dënuar dy herë me nga 25 vite burgim për tri vrasje në qarkun e Shkodrës, është arrestuar në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sponsor 3M Express

Policia e Shtetit ka njoftuar se bëhet fjalë për Valentin Ftonin, i cili u lokalizua dhe u kap pas një operacioni të koordinuar mes autoriteteve shqiptare dhe tri agjencive federale amerikane.

Autoritetet dyshojnë se, pas largimit nga Shqipëria, ai ka përdorur dokumente të falsifikuara dhe disa identitete të rreme për të hyrë dhe qëndruar në mënyrë të paligjshme në territorin amerikan.

Sipas dosjes gjyqësore, më 19 shtator 2000, në Ças të Velipojës, Ftoni ka vrarë shtetasit Gj. M. dhe A. M., për motive gjakmarrjeje. Për këtë ngjarje, më 28 shtator 2001, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër e ka dënuar me 25 vite burgim për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Ndërsa më 18 nëntor 2008, e njëjta gjykatë e ka dënuar sërish me 25 vite burgim për vrasjen me paramendim dhe mbajtjen pa leje të armëve dhe municionit, pasi më 12 gusht 2001 ka vrarë shtetasin G. T.

Policia e Shtetit njofton se po vijon bashkëpunimin me agjencitë ligjzbatuese amerikane për përfundimin e procedurave të ekstradimit të 52-vjeçarit drejt Shqipërisë, ku ai duhet të vuajë dënimet e dhëna nga drejtësia shqiptare.

Lexo edhe

Papa Leoni XIV do të operohet, i zbulohet një nodul në mushkëri

Papa Leoni XIV do të operohet, i zbulohet një nodul në mushkëri

Forcat e rendit konfirmojnë: Po planifikohet hapja e “Radio Policia”

Forcat e rendit konfirmojnë: Po planifikohet hapja e “Radio Policia”

Papa Leoni do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale në ditët në vijim

Papa Leoni do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale në ditët në vijim

Privoi nga jeta tre persona, kapet shqiptari në New York | Momenti