Nënshkrimi elektronik “Isign’ dhe dokumentet në telefon – Kosova lanson kuletën digjitale

Nënshkrimi elektronik “Isign’ dhe dokumentet në telefon – Kosova lanson kuletën digjitale

Nënshkrimi elektronik “Isign’ dhe dokumentet në telefon – Kosova lanson kuletën digjitale

Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike ka lansuar Platformën Nacionale të Identitetit Elektronik dhe Kuletës Digjitale.

Sponsor 3M Express

Kjo u cilësua si tranformim i rëndësishëm digjital, duke mundësuar qytetarëve dhe bizneseve identifikimin elektronik dhe nënshkrimin elektronik të dokumenteve.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se digjitalizimi po ndryshon mënyrën se si qytetarët marrin shërbime publike, duke mundësuar që institucionet të jenë më afër tyre, pa pasur nevojë për paraqitje fizike.

Sipas tij, lansimi i Platformës Nacionale të Identitetit Elektronik dhe Kuletës Digjitale do t’u mundësojë qytetarëve të kursejnë kohë, të shmangin udhëtimet e panevojshme dhe të kryejnë procedura administrative nga kudo që ndodhen, pa pasur nevojë për shtypjen e dokumenteve.

Kurti e ka cilësuar këtë platformë, së bashku me aplikacionin për nënshkrim elektronik “iSign”, si një hap të rëndësishëm në transformimin digjital të Kosovës, raporton KP.

“Nga shkuarja në institucione te qasja në shërbime që ofrohen kudo e kurdo, digjitalizimi praktikisht mundësisht ardhjen e institucioneve te qytetari në vend se anasjelltas. Kur flasim për digjitalizimin mendojmë për kohën që mund të kursejnë qytetarët, për rrugën që nuk do të iu duhet ta bëjnë, për punën që do të përfundojë kudo ku ai ose ajo ndodhet, për dokumentin që nuk do të iu duhet të shtyp. Sot me lansimin e platformës kombëtare Identitetit Elektronik dhe Kuletës Digjitale dhe aplikacionit për nënshkrim elektronik ‘Isign’, Republika e Kosovës shënon një hap të rëndësishëm në transformimin e saj digjital”, tha Kurti.

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel tha se BE ka investuar 2.3 milionë euro në këtë platformë.

“Jam i lumtur të them se kjo është bërë me mbështetjen e 2.3 milionë euro nga Bashkimi Evropian. Nëse shihni ky investim i një partneriteti më të gjerë mes BE-së dhe Kosovës sepse Kosova si partner më të mirin dhe ofruesi më i madh për Kosovën është Bashkimi Evropian, duke ndihmuar kështu Kosovën në modernizimin dhe integrimin në BE. Falë këtij partneriteti, qytetarët e Kosovës tani mund të kenë një identitet të sigurt digjital në telefonat e tyre”, tha ai.

Ministri i këtij dikasteri, Lulëzon Jagxhiu tha se sot po bëjnë një hap të rëndësishëm në transformimin digjital në vendin tonë.

“Në jetën e përditshme, përmes telefonit komunikojmë, paguajmë dhe kryejmë shumë nga punët tona, por kur duhet ta dëshmojmë identitetin ose ta nënshkruajmë një dokument, shpesh ende na duhet të paraqitemi fizikisht ose të marrim dokumente në letër. Sot po bëjmë një hap të rëndësishëm që edhe këto veprime t’i kryejmë në formë digjitale. Po lansojmë një nga shtyllat më të rëndësishme të transformimit digjital të shtetit tonë…Identiteti elektronik është një nga themelet e besimit në shërbimet dhe transaksionet digjitale”, tha ai.

telegrafi.com

telegrafi.com

Lexo edhe

Avokati i Vlora Hysenit paraqitet në GJKKO, ish-drejtuesja e SHISH nuk merr pjesë në seancë

Avokati i Vlora Hysenit paraqitet në GJKKO, ish-drejtuesja e SHISH nuk merr pjesë në seancë

15 vjet pas krimit, Prokuroria e Prishtinës ngre aktakuzë për vrasjen e Diana Kastratit

15 vjet pas krimit, Prokuroria e Prishtinës ngre aktakuzë për vrasjen e Diana Kastratit

Kosova mëson kundërshtarët e Ligës së Kombeve

Kosova mëson kundërshtarët e Ligës së Kombeve

Nënshkrimi elektronik “Isign’ dhe dokumentet në telefon – Kosova lanson kuletën digjitale | Momenti