Europol zbulon skemën e mashtrimeve online, bastisje edhe në Kosovë – shtatë të arrestuar

Europol zbulon skemën e mashtrimeve online, bastisje edhe në Kosovë – shtatë të arrestuar

Europol zbulon skemën e mashtrimeve online, bastisje edhe në Kosovë – shtatë të arrestuar

Kosova është përfshirë në një aksion të madh ndërkombëtar kundër një rrjeti kriminal që dyshohet se mashtronte qytetarë përmes platformave të rreme të investimeve online, duke shkaktuar dëme që vlerësohen në mbi 4 milionë euro.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të Europol-it dhe Eurojust-it, në kuadër të operacionit janë kontrolluar 17 lokacione në disa shtete, përfshirë Kosovën, ndërsa në vendin tonë është bastisur edhe një qendër telefonike që dyshohet se përdorej për mashtrimin e viktimave.

Operacioni është realizuar në bashkëpunim me autoritetet e Kosovës, Gjermanisë, Shqipërisë, Qipros, Finlandës, Izraelit dhe Maqedonisë së Veriut. Në total janë arrestuar shtatë persona, ndërsa janë mbyllur më shumë se 100 serverë që dyshohet se përdoreshin për aktivitetet kriminale.

Autoritetet dyshojnë se personat e përfshirë përdornin platforma online që paraqiteshin si kompani legjitime investimesh, duke u premtuar qytetarëve fitime të mëdha nga investimet në kriptovaluta, valuta të huaja dhe aksione.

Fillimisht, viktimat bindeshin të investonin shuma të vogla, ndërsa më pas u shfaqeshin fitime të rreme për t’i nxitur të investonin edhe më shumë para. Kur kërkonin t’i tërhiqnin paratë, përballeshin me arsyetime dhe vonesa të ndryshme, derisa humbnin kontaktin me personat që qëndronin prapa skemës.

Në Kosovë, aksioni është zhvilluar me pjesëmarrjen e Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës, përkatësisht Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit.

Sipas njoftimit, hetimet kanë zbuluar edhe një kompani me bazë në Qipro dhe Izrael, e cila dyshohet se u siguronte grupeve kriminale ueb-faqe mashtruese për realizimin e skemave të tilla.

Shtatë të arrestuarit do të jenë subjekt i procedurave për dorëzim apo ekstradim në Gjermani.

Hetimet për këtë rast kishin nisur në vitin 2022, pas denoncimit të një çifti gjerman që kishte humbur kursimet e veta duke investuar përmes një platforme online. /Telegrafi/

Lexo edhe

Avokati i Vlora Hysenit paraqitet në GJKKO, ish-drejtuesja e SHISH nuk merr pjesë në seancë

Avokati i Vlora Hysenit paraqitet në GJKKO, ish-drejtuesja e SHISH nuk merr pjesë në seancë

15 vjet pas krimit, Prokuroria e Prishtinës ngre aktakuzë për vrasjen e Diana Kastratit

15 vjet pas krimit, Prokuroria e Prishtinës ngre aktakuzë për vrasjen e Diana Kastratit

Kosova mëson kundërshtarët e Ligës së Kombeve

Kosova mëson kundërshtarët e Ligës së Kombeve