“Arlinda nuk u mbrojt nga shteti”, qytetarët vazhdojnë protestën në Prishtinë

“Arlinda nuk u mbrojt nga shteti”, qytetarët vazhdojnë protestën në Prishtinë

“Arlinda nuk u mbrojt nga shteti”, qytetarët vazhdojnë protestën në Prishtinë

Protesta në Prishtinë në reagim ndaj vrasjes së Arlinda Zekajt po vazhdon edhe sot, me qytetarë të indinjuar që kërkojnë drejtësi dhe përgjegjësi institucionale për rastin që ka tronditur opinionin publik.

Sponsor 3M Express

Me thirrjet “Arlinda nuk u mbrojt nga shteti” dhe “Ata njerëz kanë me u përgjigj”, protestuesit kanë shprehur pakënaqësinë ndaj institucioneve, duke kërkuar që të gjithë personat përgjegjës për mosmbrojtjen e saj të japin llogari.

Protesta po mbahet në shenjë revolte ndaj dështimit institucional për ta mbrojtur Arlindën, e cila paraprakisht ishte paraqitur në polici për të raportuar dhunën në familje, para se të vritej.

Pjesëmarrësit kërkojnë që rasti të mos përfundojë vetëm me reagime publike, por të pasohet me hetime të plota dhe masa konkrete ndaj secilit zyrtar që mund të ketë neglizhuar përgjegjësitë e tij.

Protestuesit po kërkojnë drejtësi për Arlindën dhe llogaridhënie nga institucionet, duke theksuar se dështimet në trajtimin e rasteve të dhunës në familje mund të kenë pasoja fatale.

Lexo edhe

Dy vëllezër ia vranë, kërcënimet për viktimën e dhunës në familje vazhdojnë edhe pas tragjedisë

Dy vëllezër ia vranë, kërcënimet për viktimën e dhunës në familje vazhdojnë edhe pas tragjedisë

Enrique: E kuptoj sa e vështirë është për Villarrealin të përballet me një skuadër si e jona

Enrique: E kuptoj sa e vështirë është për Villarrealin të përballet me një skuadër si e jona

Dyshohet se shiti mbi 110 armë zjarri në Gjakovë, pronari i poligonit akuzohet edhe për kallëzim të rremë

Dyshohet se shiti mbi 110 armë zjarri në Gjakovë, pronari i poligonit akuzohet edhe për kallëzim të rremë

“Arlinda nuk u mbrojt nga shteti”, qytetarët vazhdojnë protestën në Prishtinë | Momenti