Kaosi me rezultate çon te ndarja: Ballkani ndan rrugët me trajnerin Sami Sermaxhaj

Kaosi me rezultate çon te ndarja: Ballkani ndan rrugët me trajnerin Sami Sermaxhaj

Kaosi me rezultate çon te ndarja: Ballkani ndan rrugët me trajnerin Sami Sermaxhaj

Kriza e thellë e rezultateve që ka kapluar skuadrën e Ballkanit ka sjellë goditjen e radhës në shtabin teknik. Sinjali mëson se klubi suharekas ka vendosur të ndërpresë përfundimisht bashkëpunimin me trajnerin Sami Sermaxhaj. Ndarja mes palëve ka ardhur me marrëveshje të dyanshme, pas një serie të dobët të formës që tronditi ambiciet e klubit në kampionat.

Sponsor 3M Express

Përmes një komunikate zyrtare, FC Ballkani ka konfirmuar përfundimin e bashkëpunimit, duke e falënderuar Sermaxhajn për kontributin dhe profesionalizmin e treguar gjatë periudhës sa drejtoi skuadrën.

“Me marrëveshje të dyanshme, FC Ballkani dhe trajneri Sami Sermaxhaj kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin. Klubi e falënderon trajnerin për angazhimin, profesionalizmin dhe kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe. Samiut i urojmë shëndet dhe shumë suksese në vazhdim të karrierës”, thuhet në njoftimin e klubit nga Suhareka.

Mbetet të shihet se cili do të jetë emri i ri që do të marrë timonin e Ballkanit për të kthyer skuadrën te rezultatet pozitive.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

“Fle me krejt botën”- Publikohen postimet që Doresa kishte bërë për Jonën para disa viteve

“Fle me krejt botën”- Publikohen postimet që Doresa kishte bërë për Jonën para disa viteve

Një 37-vjeçar nga Tetova është sjellë pa shenja jete në Spitalin Klinik, trupi është dorëzuar për autopsi

Një 37-vjeçar nga Tetova është sjellë pa shenja jete në Spitalin Klinik, trupi është dorëzuar për autopsi

“Askush nuk beson më në shifrat e buxhetit”, Hoti kritikon Qeverinë Kurti për mosrealizimin e projekteve kapitale

“Askush nuk beson më në shifrat e buxhetit”, Hoti kritikon Qeverinë Kurti për mosrealizimin e projekteve kapitale